Me miliona e-maili adresa janë infektuar me malware-in Locky, e cila enkripton dokumentet dhe fotografitë në kompjuterin tuaj, për hapjen e të cilave hakerët kërkojnë dëmshpërblim në bitcoin.

Rreth 23 milionë mesazhe të infektuara me malware-n Locky janë dërguar në e-mail adresa të ndryshme nga kriminelët e kibernetikës  vetëm gjatë një jave.

Mesazhet po ashtu vijnë të kompresuara në ZIP dhe nëse ju shihni ndonjë mesazh të tillë nga ndonjë adresë e dyshimtë, mos klikoni në të.ZIP përmban fajll Visual Basic Script (VBS) dhe nëse ekzekutohet, atëherë do të fillojë të shkarkojë dhe ta aktivizoj virusin Locky.

Të gjithë fajlleve ne kompjuterin e viktimes do të u shtohet shtojca “.lukitus” pasi procesi i enkriptimit të ketë përfunduar, pastaj hakerët do të kërkojnë nga viktima që të paguajë shumë të caktuar në bitcoin për të hapur serish fajllet.

Kampanja e ransomware është zbuluar nga AppRiver, i cili e ka përshkruar atë si kampanjën më të madhe që është parë në gjysmën e dytë të këtij viti. Përdoruesit e e-mail sugjerohet të bëjnë një back-up të dosjeve të tyre për rastin më të keq të mundur. Locky është njëri nga variantet më të suksesshme ransomware të të gjitha kohërave.

About Author

Next Post