Çdo përdorues në Facebook ka një numër identifikimi që fitohet gjatë regjistrimit. Është interesante që Mark Zuckerberg nuk rënditet në numrin e parë të identifikimi.

Tre numrat e parë të identifikimit u takonin personave të tjerë duke e lënë Zuckerberg-un në vendin e katërt.
Numri 5 dhe 6 janë për bashkëthemeluesi e tij – Chris Hughes dhe Dustin Moskowitz. Hughes dhe Moskowitz u larguan nga ndërmarrja në 2008.

Hughes ishte zëdhënësi i parë i Facebook, dhe pas largimit në vitin 2008, ai drejtoi fushatën në internet të Barack Obama.

Një nga themeluesit ishte edhe Eduardo Saverin, por ID e tij është 41, që nuk është as afër përdoruesve të parë.

Ndër përdoruesit e parë në Facebook janë emrat e shokut të Zuckerberg, Ari Hassit dhe kolegut të tij të fakultetit, Andrew Mecollum, i cili është i kredituar me logon e parë në Facebook.

Është interesante se ndër përdoruesit e parë është Chris Putnam, i cili në vitin 2005 infektoi Facebookun me një “krimb” që e bëri atë të duket si “My Space”. Në vend që ta thërriste policinë, Zuckerberg i ofroi një punë.

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

About Author