Natyra është e mbushur me rreziqe. Edhe nëse mendojmë se jemi në krye të zinxhirit ushqimor dhe jemi bërë sundimtarët e padiskutueshëm të tokës, kjo nuk do të thotë që ne jemi tërësisht të pacenueshëm. Fakt: Kafshët e ndryshme vdekjeprurëse nëpër botë arrijnë të vrasin mjaft njerëz çdo vit. Nëse doni të dini se çfarë duhet të keni kujdes kur dilni jashtë – këtu është një listë e 7 prej kafshëve më vdekjeprurëse për qeniet njerëzore.
1. Bletët
Pickimi i një bletë nuk është vetëm e dhimbshme, por edhe shumë e rrezikshme. 53 njerëz vdesin çdo vit nga pickimi i bletëve – zakonisht nga alergjitë. Vërejtët që një bletë u stacionua në krahun tënd? Gjëja më e mençur për të bërë do të ishte të mos jesh nervoz dhe të presësh me durim derisa të fluturojë. Mesiguri ajo do fluturojë nëse nuk e bëni atë të ndjehet e kërcënuar. Pra gjëja kryesore që duhet t’bërë është t’i konrolloni emocionet tuaja.
2. Tigri
Tigrat mund të eliminojnë një qenie njerëzore sa hap e mbyll sytë. Çdo vit rreth 100 njerëz vriten nga tigrat – jo një numër i madh, por na bën të pyesim veten se si 100 njerëz marrin një konfrontim përpara kësaj kafesheje kërcënues e cila rangohet ndoshta edhe në vendin e parë për nga rrezikueshmëria.
3. Dreri
Mesiguri ju nuk e prisnit këtë! Drerët nuk cilësohen si kafshë të dhunshme, por përfshihen në aksidentet vdekjeprurëse të makinave. Rreth 120 njerëz vdesin çdo vit nga këto.
4. Qeni
Ata janë të bukur, besnikë, por gjithashtu mund të jenë shumë të rrezikshëm. Qentë shtëpiak vrasin rreth 25,000 njerëz në vit – kryesisht për shkak të agresivitetit të tyre. Kini kujdes !
5. Akrepi
Top pesë listën e parë nuk e kryesojnë kafshët e mëdha ose ato më të forta në botë, por ato të cilët janë të vogla dhe të poshtër. Këto janë akrepat. Kur i takojnë njerëzit ata zakonisht i pickojnë – dhe kjo mund të jetë shumë e rrezikshme. Çdo vit rreth 5,000 njerëz vdesin nga pickimi i akrepëve.
6. Mizat
Vrasësit më të mëdhenj faktikisht nuk e bëjnë atë drejtpërdrejt, por duke përhapur sëmundje. Merrni për shembull – mizat – që mund të përhapin një numër të madh sëmundjesh. Çdo vit rreth gjysmë milioni njerëz sëmuren për shkak të këtyre mizave – 80% e tyre ndoshta do e gjejnë vdekjen e tyre.
7. Mushkonjat
Dhe nëse po flasim për sëmundjet, askush nuk i përhap ato si mushkonja. Nga vetëm Malaria – rreth 1,000,000 njerëz vdesin çdo vit!
Përgatiti dhe përshtati:
WWW.STUDENTET.MK