Kompania franceze Stanley Robotics prodhoi robot-makinë i cili parkon automjete në vende të caktuara. Pas disa testimeve të kryera sistemi i ashtuquajtur Stan, do të fillon ti ofroj shërbimet e tij aeroportit Gatwick në Londër.

Udhëtarët pas arritjes në aeroport, veturën duhet ta vendosin në një garazhë të vogël dhe të kycen në sistem. Pastaj, roboti e dërgon veturën në një parking të sigurt për vetura dhe kur të kthehet pronari i veturës prej udhëtimi, roboti e kthen veturën në garazhën e njëjtë.

Robotët Stan kanë aftësi për të vozitur në çdo drejtim dhe shumë lehtë gjinden edhe në hapësira të ngushta. Në aeroportin Gatwick të Londrës falë robotëve do të shtohen vendet për parkim nga 170 që tani ekzistojnë në 270 vende.

Përmblodhi dhe përshtati:
STUDENTET.MK
About Author