Sektori per siguri kibernetike(cyber security) “Mandiant FireEye” kanë identifikuar një malware të ri që është e aftë të sulmojë pajisjet e sigurisë industriale.Emri I malware-it është TRITON dhe thuhet se ka aftësi që ti sulmon sistemet në mënyrë direkte.Sipas një raporti të publikuar nga “Bleeping Computers”, ky malware është ndërtuar në mënyrë specifike për të ndërvepruar me kontrollorët e Sistemit i Sigurisë të Instrumentuar (SIS) të kompanisë Triconex.

Kontrollorët SIS janë pajisje të posaçme të instaluara në linjat e prodhimit dhe në strukturat e tjera industriale. Ata punojnë duke lexuar të dhëna nga pajisjet industriale, siç janë makineritë e fabrikës, robotët, valvulat dhe motorët.
Këta kontrollorë lexojnë rrjedhat e të dhënave dhe sigurojnë që pajisjet industriale të funksionojnë midis parametrave të caktuara. Nëse të dhënat devijojnë nga një diferencë e paracaktuar të sigurisë, atëherë kontrolluesi SIS merr një sërë veprimesh, të cilat në raste ekstreme mund të mbyllin një fabrikë ose linjë prodhimi.

About Author