Zhvillimi i marrëdhënieve të mira me kolegët kërkon shumë kohë dhe përpjekje. Por e gjithë puna juaj e palodhur do të shpërblehet shumë, sepse këta janë njerëzit me të cilët kaloni tetë ose më shumë orë në ditë.

Çfarë mund të bëni:

Dëgjoni

Në vërshimin e detyrave dhe projekteve të rëndësishme, ne shpesh shpërfillim momentin kur duhet të dëgjojmë ata që na rrethojnë. Ndoshta kolegu juaj ka një ide të shkëlqyeshme për të cilën nuk do ta dini kurrë, sepse nuk keni kohë të dëgjoni atë që ai ka për të thënë.

Besim

Si në marrëdhëniet romantike dhe miqësitë, ashtu edhe në marrëdhëniet me kolegët , besimi është shumë i rëndësishëm. Nëse tregoni se i besoni dikujt, ai do të dëshirojë ta përmbushë atë besim dhe kjo do të forcojë marrëdhënien tuaj.

Zgjidhja e problemeve

Nëse keni ndonjë problem apo mosmarrëveshje me kolegët, zgjidhini ato sapo të lindin. Mos prisni, zvarritni, zgjidhini në momentin e parë që të mos kthehen në sherr.

Përmblodhi dhe përshtati:

www.studentet.mk

About Author