Ransomware vazhdon të jetë një nga format më të dëmshme të malware. Me këtë teknikë, hakerat mund të enkriptojnë të gjitha të dhënat tuaja personale dhe t’ju kërkojnë para nëse doni që të dhënat tuaja ti ktheni mbrapa. Në shumicën e rasteve, pagesa nuk prodhon rezultate pozitive dhe personi që qëndron prapa ransomware më së shpeshti merr paratë pa ju dërguar fjalëkalimin për zhbllokimin. Për shkak të kësaj, shpesh rekomandohet që të bëni kopje të shpeshta të të dhënave tuaja personale, qoftë në cloud, ose në një USB. Një tjetër shtresë e mbrojtjes shtesë është instalimi i AppCheck Anti-Ransomware.

AppCheck Anti-Ransomware është projektuar për të ju mbrojtur nga kërcënimet e tilla dhe ajo punon në kohë reale. Në momentin kur instaloni AppCheck AR, pajisja diskretisht dhe në background fillon me monitorimin vigjilent të të gjitha skenarëve të mundshëm që do të lejonin ransomware të depërtonte. Nëse dëshironi, mund të çaktivizoni monitorimin në kohë reale, si dhe të vendosni mbrojtje shtesë MBR (Master Boot Record).

Versioni pa pagesë mbron pothuajse 1000 forma të ndryshme të ransomware duke aplikuar Context Awareness algoritme për të monitoruar sistemin dhe lehtë mund të rikthen skedarët e korruptuar ose të fshijnë skedarët e krijuar nga ransomware vetë. Aplikacioni vjen gjithashtu me një pastrues të dobishëm që i jep fund programeve të tjera të padëshirueshme që nuk duhet të jenë ransomware, por i përkasin definicionit të adware ose spyware. Me leje, pastruesi heq dosjet e përkohshme dhe optimizon funksionimin e disqeve.

 

Burimi: it.mk

About Author

Admin_S