Google po punon për një version të censuruar të browser-it të tij. Kjo ka për qëllim pushtimin e tregut kinez që bllokon browser-in më të madh të kërkimit.
Projekti Dragonfly është ky version i censuruar i browser-it që do të hapë dyert kineze për Google, raporton Intercept. Kompania ka punuar për më shumë se gjysmë viti dhe më intensivisht ka filluar të punoj që nga dhjetori 2017.
Kjo vendosmëri e Google, e cila ka qenë prej kohësh larg nga tregu kinez, mund të tregojë më së miri rëndësinë e tij. Shumica e kinezëve nuk mund ta përdorin Google, sepse është prapa “firewallit të madh kinez”.
Në fakt, shfletuesi i Google do të funksionojë mjaft thjesht. Kërkimi do të shfaqë gjithçka që nuk është prapa murit, përmbajtja që ndalohet do të hiqet nga rezultatet. Por kompania shkon një hap më tej dhe do të fillojë ti largojë disa nga kërkimet e ndjeshme. Burimi i Intercept thotë se zhvillimi i Dragonfly nuk është publik as në kompani. Projekti është i njohur për qindra njerëz që e zhvillojnë atë.
“Nuk pajtohem me kompanitë dhe shtetet e mëdha që të bashkëpunojnë në ekspozimin e njerëzve, mendoj se transparenca e asaj që po punon është një interes publik. Ndryshe, unë kam frikë se ajo që bëhet në Kinë do të përsëritet edhe në vendet e tjera “
Tani për tani, versioni i vetëm i shfletuesit Android është zhvilluar. Duke pasur parasysh se shumica e përdoruesve kinezë përdorin një telefon për të hyrë në internet, nuk duket se do të ketë nevojë për një version desktop.
Nga viti 2006 deri në vitin 2010, Google ka përdorur një version të censuruar të shfletuesit në Kinë, por nën presionin e publikut u tërhoq nga tregu. Megjithatë, atëherë tregu ishte më i vogël, dhe tani është një gjigant. Nëse Google do të bëjë të njëjtën gjë përsëri ngelet të shikohet.
Burimi: it.mk