Elefantët jetojnë në zona të ngrohta me temperatura ditore deri në 50 ° C. Ata duhet të ftohen shpejt për ta mbajtur temperaturën e trupit në nivel konstant. Nëse nuk e bëjnë këtë, ata mund të vdesin. Në kushte të nxehta, shumë kafshë, përfshirë edhe njerëzit, fillojnë të djersiten – një mekanizëm i shkëlqyer i ftohjes në bazë të avullimit.  Por elefantët nuk mund të djersiten për shkak se ata nuk kanë gjëndra të djersëve në lëkurën e tyre.

Në vend të kësaj, elefantët kanë mekanizmin e tyre efikas të ftohjes. Si të rritur, elefantët janë kryesisht pa flokë dhe e kanë të rrudhur lëkurën, e cila ndihmon për t’i mbajtur ata ftohtë. Me rritjen e sipërfaqes së lëkurës, rrudhat i mundësojnë lirimin e nxehtësisë. Gjithashtu, kur elefanti fut kokën në ujë për t’u freskuar, lagështia bllokohet në të gjitha poret dhe poret e lëkurës së saj të rrudhosur, që d.t.th. se i duhet kohë më e gjatë për t’u avulluar.

Një nga pajisjet më të mira të ftohjes së një elefanti janë veshët e tij.  Duke i përplasur veshët e tyre të mëdha, elefantët mund ta ulin temperaturën e gjakut më shumë se 5 ° C. Pjesët e prapme të veshëve të një elefanti janë të mbuluar me një rrjet të gjerë të venave dhe kapilarëve. Kur gjaku i nxehtë në arteriet e elefantit filtrohet nëpërmjet veshëve, ngrohja lirohet dhe pastaj gjaku i ftohët kthehet në trupin e elefantit. Kur frynë erë elefantët i hapin veshët që t’i mundësojnë erës së freskët të frynë nëpër këto arterie të nxehta.

Nevojat e ndryshme të rregullimit të temperaturës së trupit ndihmon në sqarimin e dallimeve ndërmjet llojeve të elefantëve. Elefantët afrikanë që jetojnë nëpër savana të nxehta kanë veshë shumë të mëdha dhe lëkurë shumë të rrudhosur. Nga ana tjetër, elefantët e pyjeve afrikane kanë veshë të vegjël, sepse ata nuk kanë nevojë shumë për ftohje sepse ata qëndrojnë nën hije të drunjëve gjethegjerë. Elefantët aziatikë të cilët jetojnë në vende më të ftohta kanë veshë më të vegjël dhe lëkurë më pak të rrudhosur se sa elefantwt afrikanë.

 

Përgatiti dhe përshtati
STUDENTET.MK

About Author

Admin_B