Pandemia e koronavirusit ka ndikuar shumë në jetën tonë, por edhe në zakonet e biznesit dhe botëkuptimet tona, dhe shumë prej nesh tashmë po sillen ndryshe nga një vit e gjysmë më parë.
Kohët e vështira kërkojnë përballje me sfida të shpejta dhe nxjerrje të mësimeve që do të na udhëheqin përpara, pavarësisht rrethanave të këqija dhe krizës që na ka gjetë të papërgatitur.
Sidoqoftë, kompanitë që kuptuan “normalen e re” dolën fituese në këtë krizë. Ajo që mund të mësojmë nga përvoja e tyre janë mësimet e mëposhtme:
Planifikimi afatgjatë është thelbësor
Bizneset që kanë përcaktuar qartë qëllimet e biznesit u përshtatën më lehtë me situatën, sepse ata e dinin se për cilat rezultate duhet të luftojnë dhe si t’i harmonizojnë aktivitetet e tyre me një strategji të paracaktuar biznesi. Me pak fjalë, ata ishin më të gatshëm të ndryshonin sepse identifikuan elementet e planit të tyre që donin të ruanin edhe në rrethana ekstreme.
Fleksibiliteti është një virtyt kryesor
Bizneset që gjetën një mënyrë për tu përshtatur shpejt me situatën e re patën më shumë mundësi për sukses dhe fitim. Këto janë biznese që ishin përgatitur të përgjigjen menjëherë dhe të ndjekin trendet për të siguruar rezultate më të mira. Zhvillimi i përshtatshmërisë si një vlerë thelbësore do t’ju ndihmojë të mbijetoni në situata sfiduese.
Ndjekja e trendeve globale është e domosdoshme
Ju nuk mund të merrni vendimet e duhura bazuar në informacion, nëse shikoni vetëm në mjedisin tuaj të ngushtë. Që të jetë i mundur planifikimi afatshkurtër dhe ai afatgjatë, është e nevojshme të shikoni kontekstin më të gjerë dhe të nxirrni konkluzione në lidhje me pengesat e mundshme me të cilat do të përballeni, por edhe për mundësitë që mund të përfitoni. Angazhimi i një konsultenti gjithashtu mund t’ju ndihmojë të përqendroheni në trendet e rëndësishme dhe t’i integroni ato në biznesin tuaj.
Përqendrimi në kanalet dixhitale
Kanalet dixhitale u bënë çelësi për komunikimin dhe shitje gjatë pandemisë globale. Bizneset që shpejt arritën të ridrejtonin aktivitetet e tyre në kanalet online u është dhënë mundësia të lidhen më mirë me komunitetin që ka qenë më aktiv se kurrë muajt e fundit në këto platforma.
Burimi: Biznisinfo.mk
Përgatiti dhe përshtati:
WWW.STUDENTËT.MK