- Barërat që përdoren në farmacinë dhe mjekësinë e sotme, kryesisht kanë prejardhje bimore. Rrallë përdoren disa barëra të cilat kanë prejardhje shtazore ose mineralogjike. Numri i barërave bimore në krahasim me dy llojet tjera është aq i madh, sa që sot kur flitet për lëndët natyrore shëruese, kryesisht mendohet për ato bimore.
Bimët organet e të cilave ose pjesë të veçanta shfrytëzohen si barëra, mund të jenë bimë të vetë mbira (egra), ose të kultivuara (me qëllim dhe tërësisht të kultivuara). Мidis tyre ekzistojnë të ashtuquajtura lëndë shtëpiake, të fituara nga bimët të cilat janë elemente të florës vendore (shtëpiake) ose janë të kultivuara në(serra), dhe lëndë të sjella (importuara), të cilat sigurohen me import prej vendeve tjera plantazhe.
Barërat bimore përftohen prej dy burimeve:
• me mbledhje të materialit nga natyra,
• me kultivimin e bimëve në plantazhe (serra).
Grumbullimi nga popullimet natyrore paraqet burim shumë të rëndësishëm për sigurimin e barërave. Një barë që të mblidhet nga natyra, bima duhet të jenë prezentë në masë të madhe në popullimet natyrore, me çka do të mundësohej grumbullimi i shpejtë i sasive të mëdha të materialit për kohë të shkurtë.
Edhe pse me grumbullimin nga burimet natyrore, nganjëherë grumbullohen sasi shumë të mëdha të barërave, paraqitet një nga problemet më të rëndësishme kur përfitohen barërat në këtë mënyrë. Kjo është sigurim i kualitetit të nevojitur të lëndës së parë, që vështirë arrihet kur materiali grumbullohet nga popullacionet që rriten në kushte të ndryshme ekologjike dhe në regjione të ndryshme gjeografike.
Këto dallime shpesh kontribuojnë deri në ndryshimin e komponentëve aktive farmakologjike. Problemet që paraqiten me sigurimin e barërave prej burimeve natyrore në masë të madhe mund të zgjidhen me organizimin e prodhimit të barërave, me kultivimin e bimëve, që sigurojnë rendiment të lartë dhe kualitet të nivelit të lëndës së parë.
Përmblodhi dhe përshtati
STUDENTET.MK