Ekzistojnë dy mënyra (mjekësore) për shërimin e sëmundjeve të trupit. E para,e lindur për njerëzit dhe kafshët, për të cilat nuk nevojitet mjeku. Të tilla janë: uria, etja, ftohja dhe lodhja, ngase ekzistojnë ilaçe natyrore për to; dhe lloji i dytë i sëmundjeve, të cilat kërkojnë diagnostikim dhe shërim, dhe ndikon në kombinimin e sekrecioneve të trupit dhe të dukurive, siç janë: nxehtësia, ftohtësia, thatësia apo lagështia në trup, të cilat tejkalojnë ekuilibrin e tyre natyror. Këto lloj sëmundjesh ndahen në dy lloje: somatike (trupore) dhe kolaterale (indirekte). Pra, sëmundja somatike manifestohet në formë të gjakut të përzier (dallgëzuar) apo në formë të ndarjes në pjesë (elemente), ndërsa sëmundja kolaterale paraqitet (manifestohet) si pasojë e kësaj shpërndarjeje të tepërt (ndarje) dhe pas eliminimit të shkakut të vërtetë (shkaktarit). Prandaj, shkaktarët e sëmundjeve shkatërrohen (mënjanohen), ndërsa ata që kanë mbetur (shumë të paktë) veprojnë në kombinimin e sekrecioneve të trupit.

 

Sëmundja somatike (e trupit) ka përkatësisht nxitësit ose shkaqet e veta. Kështu, nëse sëmundja është pasojë e nxitjes vetjake (ngacmim), së pari duhet të diagnostikohet shkaktari i parë, pastaj (përcaktohen) shkaqet, pastaj duhet të gendet ilaçi dhe në fund fare të fillohet mjekimi. Ose, nëse sëmundjet somatike, të cilat paraqiten në formë të ndryshimeve fiziologjike, siç është hapësira në organe, zvogëlimi apo rritja e kanaleve, deformimi i organeve (për shembull zemra e zmadhuar apo barku i vogël), indi i vrazhdë (ashpër) apo i butë (i lëmuar) i murit të mitrës, eshtrat e dislokuar (të shpërndarë) apo organet e zhvendosura si dhe sëmundje të tjera, kur organet janë në lidhje reciproke dhe punojnë në mënyrë harmonike, ato formojnë trup të shëndetshëm, ndërsa, nëse janë abnormale, të paharmonishme dhe funksionojnë gabimisht (në mënyrë të deformuar), në të njëjtën kohë shkaktojnë paraqitjen e sëmundjeve, prej të cilave disa janë organike, ndërsa disa ndikojnë në kombinimin e sekrecioneve të trupit.

Sëmundjet e përgjithshme janë shkak i funksionimit të gabuar (të dobët) të sekrecioneve të trupit. Ky çrregullim quhet “sëmundje” (lëngim). Kur ndjehet dëmi i tyre, ai manifestohet në tetë vende: katër prej tyre janë të përbëra, ndërsa katër të tjerat janë të thjeshta. Të thjeshta janë: ftohtësia, nxehtësia, lagështia dhe thatësia. Gjendjet e përbëra manifestohen nëpërmjet nxehtësisë dhe lagështisë, ftohtësisë dhe lagështisë, nxehtësisë dhe thatësisë dhe ftohtësisë dhe thatësisë. Kjo është shkaktuar me apo pa ndarje të komponentëve, por nëse sëmundja nuk shkakton shqetësim të zakonshëm, kjo tregon se trupit i mungon ekuilibri i duhur.

Trupi i njeriut mund të ketë tri gjendje. Këto janë: gjendja e shëndetshme natyrore, gjendja jonormale dhe gjendja jostabile. Gjendja e shëndetshme natyrore manifestohet me veprime të rëndomta dhe ato e përbëjnë shëndetin e trupit të njeriut; gjendja e dytë është gjendje e sëmundjes, kurse gjendja e tretë është gjendje mesatare dhe qëndron ndërmjet dy gjendjeve paraprake. Ajo është ndërgjendje, e cila trajtohet si toleruese (e pranueshme), pa pasur nevojë për ndihmën e mjekut, dhe shërohet duke marrë mjete për zvogëlimin e dhembjes. Kjo ndërgjendje “e pashëndetshme” dhe “josëmundje” mund të ngecë në të njëjtën gjendje, kur e keqja nuk bëhet më mirë, por më parë mbetet konstante dhe e pandryshuar.

 

Shkaku i “panatyrshmërisë” së trupit mund të jetë i brendshëm ose i jashtëm. Shkaqet e brendshme paraqiten për arsye të katër gjendjeve të përbëra: nxehtësisë, ftohtësisë, lagështisë dhe thatësisë, ndërsa sa i përket shkaqeve të jashtme, ato paraqiten për shkak të faktorëve të ndryshëm, të cilët mund të jenë të pranueshëm apo të papranueshëm për trupin. Prandaj paraqiten dëmet apo sëmundjet, të cilat kanë për pasojë këtë mungesë ekuilibri dhe mungesë rregullsie, apo të cilat mund të jenë si pasojë e funksionimit të keq të organit specifik ose të plogështisë së përgjithshme të trupit, ose bile edhe dobësisë së energjisë që e mban trupi. Kjo gjendje e përgjithshme është shkaktuar nga: pasivitetii i rritur i atyre substancave që duhet të jenë të ekuilibruara, kur ato substanca nuk i kompensojnë (e duhet të kompensojnë) humbjet e veta; ose duke zvogëluar adaptimin e nevojshëm të faktorëve ekuilibrues të sekrecioneve të trupit kur ata nuk e kompensojnë ngopjen; ose duke mbyllur (gëlqerëzuar) agensat, të cilët do të duheshin të bëjnë të mundur rrjedhjen (rrjedhën) e faktorëve ekuilibrues; ose duke lidhur agensat që ndërtojnë lidhjet të cilat vijnë në konflikt me prodhimet e ekuilibrit të drejtë; ose duke rritur sasinë e atij që do të duhej të ishte i matur; ose duke deformuar molekulat; ose duke hequr (transferuar) organet.

Mjeku është personi i cili mund të përcaktojë këto parregullsi dhe të eliminojë gjithashtu shkaktarët që e kanë prishur strukturën karakteristike të trupit të shëndoshë, ose ndoshta do të jetë e mundur të vërë ekuilibrin dhe dalëngadalë, përmes trajtimit adekuat, t’ia dalë në krye me sëmundjen duke u shërbyer me antihelm real ose me dietë adekuate (të saktë), e cila e zvogëlon tepricën dhe maturinë.

Përmblodhi dhe përshtati :

STUDENTET.MK

About Author

Admin_S

Next Post