Studimi i ri nga Universiteti Yale tregon se një molekulë që transporton oksigjenin në gjak mund të jetë çelësi për zhvillimin e brezit të ardhshëm të baterive.

Bateritë të litium-oksigjenit (Li-O2), në vitet e fundit, janë shfaqur si zëvendësues të mundshëm të litium-jon baterive, të cilët janë standarde të industrisë së elektronikës konsumuese – për shkak të potencialit të tyre për mbajtjen e ngarkesës për kohë shumë të gjatë. Mjetet elektronike mund të punojnë disa javë pa u mbushur, p.sh. automjetet elektrike do të mund të udhëtojnë katër deri pesë herë më tepër nga standardet aktuale.

Por, para se të mund të ndodhë kjo, hulumtuesit kanë nevojë që baterinë Li-O2 ta bëjnë efikase për aplikim komercial dhe për të parandaluar formimin e peroksidit të litiumit, një precipitat i ngurtë që mbulon sipërfaqen e elektrodave të oksigjenit të baterive. Pengesë është gjetja e një katalizatori, i cili në mënyrë efikase e lehtëson procesin e njohur si reaksion evolutiv të oksigjenit, në të cilën produktet e oksidit të litiumit treten përsëri në jone të litiumit dhe gazit oksigjen.

Laboratori Yale i Andre Taylor, profesor i inxhinierisë kimike dhe mjedisore, ka identifikuar një molekulë të njohur si hem që mund të funksionojë si katalizator më i mirë.

Autor kryesor i këtij studimi është Won-Hee Ryu, ish-postdoktorant në laboratorin e Taylor-it, i cili tani është asistent profesor i inxhinjerisë kimike dhe biologjike në Sookmyung Women’s University, në Korenë jugore.

Hem është molekulë që përbën një nga dy pjesët e hemoglobinës, e cila përmban oksigjen në gjak të kafshëve. Sipas Ryu, molekula hem në bateri të Li-O2 shpërndahet në elektrolite të baterisë dhe vepron si redoks mediator, e cila ul barrierën e energjisë së nevojshme për reaksione elektrokimike.

“Kur marrim frymë, molekulat hem absorbojnë oksigjen nga ajri në mushkëritë tuaja dhe kur e lëshojmë ajrin, ato transporton dioksidin e karbonit prapa,” thotë Taylor. “Pra, kjo molekulë ka lidhshmëri të mirë me oksigjenin dhe atë e pamësi mundësi për përmirësimin e vetive të baterive të Li-O2.”

Sipas hulumtuesve zbulimi i tyre mund të ndihmojë në uljen e sasisë së mbeturinave të kafshëve.

“Ne jemi duke përdorur një biomolekulë që tradicionalisht është vetëm meturinë” thotë Teylor. “Në industrinë e produkteve të kafshëve, kërkohen mënyra për lirimin nga gjaku. Këtu, ne mund t’i marrim molekulat hem nga këto meturina të produkteve të kafshëve dhe t’i përdorim ato për deponimin e energjisë së rinovueshme. ”

Ryu vuri në dukje se duke ricikluar biombeturinat si katalizator, teknologjia është efektive në zhvillimin e aplikacioneve të energjisë së gjelbër.

 

 

 

Përgatiti dhe përshtati
STUDENTET.MK

 

About Author

Admin_B