Ka kaluar kohë që kur jemi emocionuar për herë të fundit nga një version të ri të shfletuesit Firefox, por këtë herë gjërat ndryshojnë.  Firefox Quantum verzioni më i ri i i shfletuesit Mozilla ka një structurë të re të CSS e programuar në gjuhën e programimit Rust të kompanisë dhe mund të funksionojë paralelisht në disa bërthama procesorike. Ndryshime të mëdha në performansa, dizajn dhe optimizim i programit.

Ndryshimi më i prekshëm është shpejtësia: Firefox Quantum është shumë më i shpejtë sesa versionet e hershme të Firefox. Ky është një hap i rëndësishëm duke ditur se shumica e kompjuterave si edhe telefonat kanë një proces me shumë bërthama,e për këtë struktura e re e shfletuesit është programuar që të vë në përdorim të gjitha bërthamat e procesorit. Quantum gjithashtu ka disa specialitete siç është dhënia prioritet e disa tabeve në varësi të përdorimit të tyre ku ua bën të mundur të shfrytëzojnë pjesën më të madhe të procesorit si dhe përdor 30% më pak RAM sesa Google Chrome.

About Author