Në fushën e psikologjisë, efekti Dunning-Kruger është një paragjykim kognitiv në të cilin njerëzit mbivlerësojnë gabimisht njohuritë ose aftësinë e tyre për një fushë specifike. Kjo ka tendencë të ndodhë sepse mungesa e vetëdijes i ndalon ata të vlerësojnë me saktësi aftësitë e tyre.
Koncepti i efektit Dunning-Kruger bazohet në një punim të vitit 1999 nga psikologët David Dunning dhe Justin Kruger të Universitetit Cornell. Çifti testoi logjikën e pjesëmarrësve, gramatikën dhe sensin e humorit dhe zbuluan se ata që performuan në kuartilin e fundit i vlerësuan aftësitë e tyre shumë më lartë se mesatarja. Për shembull, ata që e vlerësuan veten të ishin në pozitën e 12, realisht përfundonin në pozitën e 62.
“Ata që kanë njohuri të kufizuar në një fushë të caktuar, vuajnë një ngarkesë të dyfishtë: Jo vetëm që arrijnë në përfundime të gabuara dhe bëjnë gabime për keqardhje, por paaftësia e tyre i mashtron ata nga aftësia për ta kuptuar atë,” deklaruan ata.
Kush ndikohet nga Efekti Dunning-Kruger
Ky efekt nuk vërehet vetëm midis individëve jokompetent. Shumica e njerëzve kanë pikat e dobëta të tyre në momentin kur fillojnë të paragjykojnë. Njëashtu efekti vlen edhe për njerëzit të cilët kanë njohuri të mangët mbi fusha të caktuara.
Kjo tendencë mund të ndodhë si rezultat i nxënies së një sasie të vogël të njohurive mbi një fushë të caktuar për të cilën më herët nuk keni pasur njohuri, dhe si rezultat, kjo mund të shkaktoj që njerëzit të ndjehen sikur janë papritmas ekspertë virtualë. Vetëm pasi të vazhdoni të hulumtoni mbi një temë, ju e kuptoni se sa e gjerë është dhe sa duhet ta zotëroni më tej.
Pse njerëzit mendojnë se dinë më shumë se sa dinë?
Një lloj i mbivetëbesueshmërisë, i quajtur “precizitet i mbivlerësuar”, ndodh kur dikush është ekzagjerisht i sigurt se përgjigjet e tij janë të sakta. Këta individë mund të duken shumë kompetent dhe bindës për shkak të besimit të tyre të dukshëm. Ata shpesh udhëhiqen nga dëshira për pozitë, fuqi dhe nevoja për tu dukur më të zgjuar se njerëzit përreth tyre.
Pse njerëzit mbivlerësojnë veten?
Mbivlerësimi, një lloj tjetër i mbivetëbesimit, i referohet mospërputhjes midis aftësive të dikujt dhe perceptimit të tyre për ato aftësi. Njerëzit që mbivlerësojnë veten shpesh përfshihen në mendime dëshiruese me pasoja të dhimbshme. Nëse dikush mbivlerëson aftësitë e tij, ai mund të marr vendime të rrezikshme dhe të tejkaloj veten përtej kufijve të tij, ngjajshëm si një atlet që shtyn veten e tij deri në pikën e lëndimit.
Si të shmangni efektin Dunning-Kruger
Individët gjithashtu mund të shpëtojnë nga ky kurth duke bashkëpunuar dhe kërkuar nga të tjerët, ekspertiza e të cilëve mund të ndihmojë në mbulimin e pikave të verbëra, të tilla si kthimi te një koleg ose mik për këshilla ose kritika konstruktive. Të vazhduarit në hulumtimin e një fushe të caktuar, gjithashtu do të sjell kapacitetin e dikujt në një fokus më të qartë.
Përgatiti dhe përshtati:
WWW.STUDENTET.MK