Durimi, ngulmimi dhe këmbëngulja janë gërshetimet sipas të cilave natyra punon. Merre drurin e mollës. Para se ai t’i hedhë gjethet e tij dhe frytet në vjeshtë, druri ndoshta do të prodhojë më shumë se 100 molla, çdonjëra me nga 10 fara. Ky është druri që prodhon 1000 fara më tepër në vetvete. Natyra thotë: “Shumica e farave asnjëherë nuk rriten. Pra, nëse vërtet dëshiron diçka të ndodhë, duhet të planifikosh dështimin. Në këtë mënyrë, do të jesh i sigurt për të arritur sukses.” Është e njëjtë edhe me neve. Ndoshta do të nevojitet të shkosh në 20 intervista pune për të gjetur një punë. Ndoshta do të duhet të intervistosh 40 njerëz për të gjetur një punëtor të mirë. Ndoshta duhet të flasësh me 50 njerëz për të bërë një shitje. Gjithçka ka të bëjë me numrat dhe këmbënguljen.

            Kur poçari i madh japonez, Takashi Oyama, ishte nxënës i ri pune, shkoi te mjeshtri i ditur, Shoji Hamada, dhe e luti atë për ta marrë si nxënës të tij. Hamada më në fund u pajtua, por në vend që t’ia shprehë krejt mençurinë dhe aftësitë e tij djalit të ri, ai insistoi që për gjashtë muajt e parë Oyama nuk duhet të bëjë gjë pos që ta vështrojë atë në punë. Kur ai e realizoi këtë, Hamada ia lejoi fëmijës që ta bëjë trazimin e baltës së papërpunuar, por asgjë tjetër për një vjet të tërë. Në fund të 18 muajve, Hamada ia lejoi fëmijës kontaktin e tij të parë me rrotën e poçarëve, por ai nuk e mësoi atë me kuptim të fjalëve dhe shpjegimeve. Në kohën e duhur dhe atëherë kur ai ishte gati për atë, Oyama e mësoi artin e zanatit të tij. Kështu, ai u bë poçari më i suksesshëm në Japoni.

Praktika ndoshta nuk na bën të përkryer, por ajo na shpie te qëllimet tona. Psikologu Michael Howe nga Universiteti i Ekseterit ka shpenzuar vite të tëra duke studiuar jetën e burrit dhe gruas së mirë. Ai e refuzon teorinë se gjenitë janë disi të ndryshëm nga të tjerët, por beson se gjenitë e ashtuquajtur arrijnë aq lart sepse e ushtrojnë artin e tyre me durim.

Diku në rrugën e qëllimeve tua, pas kënaqjes fillestare dhe dëshpërimeve të dështimit, vjen shpërthimi. Pika e shpërthimit vjen kur shumë gjëra shkojnë mirë dhe pak janë ato që nuk shkojnë mirë. Ende ndoshta do të ballafaqosh pengesa, por tani ato nuk të pengojnë. Di si t’i menaxhosh ato. Nuk brengosesh për atë se kur do ta realizosh qëllimin. Ti e di sigurt se do ta bësh.

Përmblodhi dhe përshtati

STUDENTET.MK

About Author