Butonat e funksionit – prej F1 deri në F12, që ndodhen në krye të tastierës, kryejnë një funksion të caktuar. Ata nuk janë aty vetëm sa për të zënë vend e për të mbledhur pluhur. Këta butona janë të mbushur me funksione të ndryshme, dhe disa prej tyre janë me të vërtetë të dobishëm.

Më poshtë mund të mësoni se si t’i përdorni këta butona, të cilët mund t’ju kursejnë shumë kohë nëse i përdorni më shpesh.

F1 – E hap dritaren e ndihmës për thuajse çdo program.

F2 – Ju lejon t’ia ndryshoni emrin dosjes ose folderit të caktuar.

F3 – E hap dritaren e kërkimit për aplikacionin që është aktiv gjatë momentit.

F4 – Kombinimi ‘Alt’ + F4 e mbyll dritaren aktive.

F5 – Ju mundëson ta rifreskoni një faqe apo dokument.

F6 – E lëviz kursorin në hapësirën e adresës në shumicën e shfletuesve të internetit.

F7 – Përdoret për kontrollimin e gabimeve gramatikore apo drejtshkrimore në aplikacionet e Microsoft-it, siç është ‘Microsoft Word’.

F8 – Përdoret për t’u futur në menynë ‘BOOT’ të Windows-it kur e hapni kompjuterin.

F9 – E rifreskon dokumentin në ‘Microsoft Word’ dhe dërgon e merr e-maile në Microsoft Outlook.

F10 – E aktivizon hapësirën e menysë të një aplikacioni të hapur. ‘Shift’ + F10 është e njëjtë sikurse klikimi me tastin e djathtë.

F11 – E hap ekranin e plotë në shfletues.

F12 – E hap mundësinë ‘Save as’ në Microsoft Word.

 

Përmblodhi dhe përshtati:

STUDENTET.MK

About Author

Admin_S