Për më tepër, proteinat bazike janë molekula vitale të zakonshme prezente edhe tek qeniet e tjera të ndryshme të gjalla. Struktura e llojit të njëjtë të proteinave prezente jo vetëm te shimpanza, por gjithashtu edhe tek krijesa tjera të gjalla krejtësisht të ndryshme, është shumë e ngjashme me atë të njerut. 

Për shembull analizat gjenetike të publikuara në New Scientist kanë zbuluar 75% ngjashmëri midis ADN-së së krimbave nematode dhe njeriut. Kjo definitivisht nuk do të thotë se ekziston vetëm 25% dallim midis njeriut dhe këtyre krimbave!

Sipas trungut familjar të bërë nga evolucionistët, tipi Chordata ku është i përfshirë njeriu, dhe tipi Nematoda ishin shumë të ndryshëm nga njëri tjetri qysh para 530 milion vitesh. 

Pastaj një zbulim tjetër i cili poashtu u paraqit në media, thotë se krahasimet e bëra midis gjeneve të Drosophila sp. dhe gjeneve të njeriut tregojnë një ngjashmëri prej 60%.

 Në një rast tjetër, analizat e bëra në proteinat e caktuara e paraqesin njeriun poaq afër të lidhur me qenie të tjera të gjalla të ndryshme. Në një hulumtim të kryer nga hulumtuesit e Universitetit të Kembrigjit janë krahasuar disa proteina të kafshëve tokësore. Quditërisht, në gati të gjithë shembujt, qeniet njerëzore dhe pulat janë qiftëzuar si kushërinjtë më të afërt. Kushëriri tjetër më i afërt ishte krokodili.

  Një shembull tjetër i përdorur nga evolucionistët lidhur me “ngjashmërinë gjenetike midis njeritu dhe majmunit”, është prezenca e 48 kromozomeve tek shimpanzat dhe gorillat krahas 46 kromozomeve tek njeriu. Evolucionistët e konsiderojnë afërsinë e numrit të kromozomeve si indikacion të lidhjes evolutive.

Por, nëse logjika e tillë e përdorur nga evolucionistët do të ishte valide, atëherë njeriu do ta kishte një kusheri edhe më të afërt se sa shimpanza: “pataten”! Për arsye se numri i kromozomeve tek patatja është i njëjtë me atë tek njeriu: 46.

 Këta shembuj konfirmojnë se koncepti i ngjashmërisë gjenetike nuk përbën evidencë për teorinë e evolucionit. Kjo për arsyen se ngjashmëritë gjenetike nuk janë në linjë me skemat e supozuara evolucioniste, dhe përkundrazi, këto tregojnë rezultate krejtësisht të kundërta.

 

Përmblodhi dhe përshtati

STUDENTET.MK

About Author