Ashtu siç jemi të informuar, kontinentet nuk kishin kontakte të shpeshta me njëri tjetrin, atëherë si është e mundur që kjo lojë të përhapej në të njëjtën kohë dhe në të gjithë globin?

Por ka diçka edhe akoma më interesante. Thuhet se sipas studiuesve, në lojën e shahut ekziston një kod i cili gjendet brenda 64 kutive të tabelës dhe ky kod ka të bëj direkt me qenien njerëzore dhe këto janë kodonet e ADN-së së trupit të njeriut. Sipas këtij studimi është ky sekreti i lidhshmërisë së kësaj lojeje, në fakt kush din të luajë shah kjo lojë të tërheqë shumë.

Thuhet se loja e shahut bën një zhvillim të mistershëm dhe të menjëhershëm të trurit e sipas këto informacione duke mbetur në ADN tonë bën dalëngadalë zhvillimin e perceptimit të trurit, e vërteta është se kombinacionet matematikore të lojës së shahut janë kaq  të komplikuara saqë shkencërisht dihet se njeriu nuk mund ti arrij t’i zbërthejë ato të gjitha.

Pra, loja e shahut është beteja për fitore dhe  lufta e pafundme e kombinacioneve të shumta.

Duke filluar që nga grimca më e vogël e universit deri te a jo më gjigandja, lufta e mikrokosmosit dhe makrokosmosit, ndaj pikërishtë për këtë mposhtja prezanton fitoren etike.

Në këtë lojë rregulli mposht kaosin, i zgjuari më të dobëtin, të bardhët ndaj të zinjëve, ekstremi i njërës anë dhe anës tjetër i errësirës, misterit njëkohësisht edhe fantazisë.
Shahu në shekuj është dhe ka për të mbetur një mister bardhë e zi, një enigmë e pazgjidhshme e një kodi universal super të komplikuar apo një sekret që ka të bëjë jo vetëm me ADN tonë por edhe me vibrimet kozmike i mbjell nga kushedi  kush, dhe ndoshta për të stërvitur mendjen njerëzore për të përballuar lojën e jetës, loja e cila nuk ka për tu zgjidhur kurrë.

 

Përgatiti dhe Përshtati: 

WWW.STUDENTET.MK

 

 

About Author

Admin_B