Nëse shitjet e automjeteve elektrike rriten mesatarisht me 2 milion, shitjet globale të automjeteve elektrike pritet të arrijnë në 10 milion deri në vit 2025 dhe 30 milion deri në vit në vitin 2040.

Sipas raportit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), vetëm vitin e kaluar janë shitur më shumë se 2 milion automjete elektrike .

Rritja e shitjes së automjeteve elektrike në botë u pasua nga politikat mjedisore, ulja e taksave dhe kostot e prodhimit. Tendenca për të drejtuar automjete elektrike është përshpejtuar vitet e fundit pasi rrit efikasitetin e energjisë.

Nëse shitjet vjetore të automjeteve elektrike rriten mesatarisht me 2 milion, shitjet në botë pritet të arrijnë në 10 milion deri në vitin 2025 dhe 30 milion deri në vitin 2040.

Të dhënat tregojnë se numri i automjeteve elektrike në botë vitin e kaluar u rrit me 66% apo 5 milion krahasuar me një vit më parë.

Rritet rëndësia e teknologjisë së baterive

Rritja e numrit të automjeteve elektrike do të tregojë ndikimin e uljes së kostove të baterisë, ndërsa teknologjia e baterisë do të zhvillohet deri në mesin e vitit 2020 dhe kostot do të bien nën 100 dollarë për kilovat orë. Kjo shumë ishte 650 dollarë për kilovat orë pesë vjet më parë.

Nga ana tjetër, megjithëse kërkesa për automjete elektrike në vendet në zhvillim është në rritje, ekziston shqetësimi për pamjaftueshmërinë e stacioneve të karikimit elektrik.

Përmblodhi dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

About Author