Shkurtesë:
Hulumtuesit nga Universiteti i Uashingtonit kanë zbuluar se sistemet autonome të vozitjes mund të mashtrohen nga ndryshimet e formave të shenajave të komunikacionit, të tilla si shtimet e afisheve (stickers). Sistemi i self-driving (vetë-vozitjes) do të duhet që të trajnohet në këtë aspekt për të identifikuar ndryshimet e tilla, për t’iu shmangur problemeve eventuale në rrugë.
Veturat me shikim të dobët.
Njerëzit me dëmtime të caktuara te shikimit nuk lejohen të vozisin, për arsye mjaft të qarta. Tani, një studim nga Universiteti i Uashingtonit (UW) ka treguar se intelegjenca artificiale (AI) nuk është imune ndaj problemeve të shikimit gjatë përdorimit të automjeteve.
Studiuesit kanë përcaktuar se modelet e makinave të mençura mund të jenë të prirur nga një sulm-fizik që pengon aftësinë e tyre për të identifikuar imazhet.
Konkretisht, AI (intelegjenca artificiale) mund të ketë probleme me leximin e shenjave të rrugës.
Për studimin e tyre, hulumtuesit janë fokusuar në dy lloje të mundshme të sulmeve fizike.
Në të parën, sulmuesi mund të vendos një poster të printuar mbi një shenjë të rrugës, ndërsa në të dytën, ata mund të vendosin ndonjë afishe (sticker) në ndonjë shenjë të rrugës e cila mund t’ia ndryshojë formën aktuale të saj.
Këto sulme u dizajnuan të duken si grafit ose art, gjë që do t’i bënte më të vështirë për kalimtarët e rastit për tu identifikuar.
Vizioni i së ardhmës.
Nëse personat që kanë vështirësi në shikim mund ta korrigjojnë atë duke përdorur syze, thjerrëza ose ndërhyrje kirurgjike, ndoshta AI mund ta përmirësojë aftësinë e njohjes së imazheve. Një zgjidhje e sugjeruar nga ekipi i UW është ti mësojnë sistemet autonome ti njohin informacionet në aspektin kontekstuale.
Kjo do të thotë që sistemet do ti kushtojnë vëmendje të veçantë se ku dhe si vendosen shenjat e rrugës dhe jo vetëm atë që është në vete shenjë. Një sistem i tillë do ta dinte për shembull se një shenjë Stop në autostradë nuk ka kuptim kontekstual.
Fatmirësisht, përpjekjet për të përmirësuar automjetet autonome është në proces e sipër.
Qeveritë e vendeve të ndryshme të botës tregojnë mbështjetjen e tyre për këto përpjekje, dhe legjislacioni do ta bëjë më të lehtë për të testuar makina të tilla në skenarin e botës reale. Qeveritë gjithashtu mund të ndihmojnë drejtpërsëdrejti duke krijuar shenja të rrugës të cilat janë vështirë për tu dëmtuar, siç sugjeroi Engadget.
Ky studim nuk nënkupton se makinat ma shoferë nuk janë të sigurta. Përkundrazi, është një shembull se si aktivititet njerëzore – në këtë rast, vandalizmi – është shkaku kryesor i aksidenteve rrugore. Vetëm në SHBA, rreth 40,000 prej tyre ndodhin gjdo vit, kështu që sistemi autonom i vozitjes ka potencial pë të shpëtuar mijëra, madje miliona jetë, nëse zhduken të gjitha mjetet e drejtuara nga ana e njeriut në rrugët në mbarë botën.
Duke pasur parasysh studimet e mjaftueshme si ky nga ekipi i UW, ne do të jemi në gjendje që ti detektojmë dhe adresojmë mangësitë e mundshme të sistemeve autonome dhe eventualisht ti zhvillojmë ato që do mund të na transportojnë në mënyrë të sigurtë deri në destinacionin e dëshiruar.
Përgatiti dhe Përshtati:
Studentet.mk