Migrena ose hemikrania shkaktohet edhe nga mbyllja e eneve te gjakut (embolia) në tru, e cila vazhdon të zhvillohet më tej apo anon andej. Një mbyllje e këtillë është pasojë e dromcave të gjakut që përhapen me anë të gjakut (qarkullimit të gjakut). Ajo mund të shkaktohet edhe nga dominimi i sekrecioneve të trupit ose nga depërtimi i të ftohtit ose i nxehtësisë në sekrecionet e trupit. Simptomat specifike të migrenës janë pulsi i shpejtuar, pulsimet e kokës, dhembja e kokës me intensitet të lartë, shtypja e lartë e gjakut.
Migrena është një ndër format më të përhapura të dhembjes së kokës, dhe në 50% të rasteve këta persona janë femrat. Migrena përbën 16% të dhembjeve parësore të kokës, d.m.th. të atyre që nuk janë shkaktuar në prezencë edhe të sëmundjeve të tjera. Manifestohet me një dhembje të fortë e pulsuese, që përgjithësisht godet vetëm gjysmën e kokës. Ka gjithashtu edhe simptoma të tjera, si: shqetësim nga drita dhe zhurmat, të përziera e të vjella, irritueshmëri, nervozizëm dhe shok emocional.
Shumica e të sëmurëve i takojnë familjeve te të cilat shumë pjesëtarë të saj kanë dhembje koke të njëjta. Një hipotezë, në bazë të përvojave të deritashme të studimeve biokimike dhe farmakologjike, migrenën e shpjegon si vijon: fillimisht, gjatë vasokonstruksionit kryhet lirimi lokal i kateholamineve, gjatë hiperemisë reaktive serotonina lirohet nga trombocitet dhe i sensibilizon nociceptorët kranial, sistemin kininogjen (kinina luan gjithashtu rol gjatë vazodilatimit), paraqitet neurokinina dhe zvogëlohet kininogjeni; kinina vepron fuqishëm në receptorët e dhembjeve, të cilët më parë i ka sensibilizuar serotonina.
Sot, përveç ilaçeve antimigrenë (Sandongran, AvamJgran, Mgristen, Cafergot, Ditamjn, betabllokuesit, antidepresivët, magneziumi etj.) pacientit duhet shpjeguar rolin e tendosjeve fizike e psikike dhe emocionale gjatë sulmit migrenoz.
Përmblodhi dhe përshtati
STUDENTET.MK