Reshjet ose në përgjithsi shirat e shumtë në fillim jehojnë këndshëm për veshin e njeriut dhe kanë kuptimin e ndihmës dhe lehtësimin për vendet apo njerëzit që për to paraqitet si nevojë elementare.

Uji i shirave është i bekuar, i butë, i freskët, i shëndoshë dhe më i mirë se uji i zakonshëm i burimit që e përdorin qytetarët. Kjo është veçanarisht e saktë kur shirat e tillë bijnë ga retë gjëmuese (kur ajri është i pastër).

Shirat mblidhen në vise të thella në bjeshkë dhe furnizohen me ujët e përrenjve që i rimbushin ujërat sipërfaqsorë nëpërmjet galerive rigjeneruese e pastruese duke dal sërish si burime, rezervare apo puse.

Uji i shirave është më i lagësht se uji i zakonshëm, sepse nuk ka qëndruar në një vend gjatë procesit të ftohjes në rezervuaret  natyrorë nëntoksorë. Prandaj, ujët e shirave janë më pak të ndotur ose të ndryshueshëm për shkak të fenomeneve natyrore, siç është koncentrimi i ndotësve natyrorë në atmosferë, ose i llojeve të caktuara të thërmijave të vogla të pluhurit ose të thërmijave që qëndrojnë pezull në ajër.

Në të vërtetë uji i shirave është i rafinuar dhe prishet menjëherë sapo të përzihet me stimulansë të jashtëm.

Disa zbulues mendojnë se shirat e pranverës janë më të mirë se ata të dimrit. Të tjerët pohojnë se shirat e dimrit kanë gjithashtu përparësitë e veta, sepse gjatë dimrit koha është me e ftohtë, ajri më pakë i ndotur, temperamenti i diellit më pakë i nxehtë dhe cilsia e ajrit më e pastër. Për këtë arsye kondensimi dhe avullimet nga deti i zvogëlojnë thërrmijat e papastërta që mbesin pasi të avullojë shkuma e detit. Nga ana tjetër, ata që i mbështesin shirat e pranverës, pohojnë se temperatura më e lartë e nxehtësisë së diellit gjatë pranverës ndihmon në rrallimin e avullimeve të dendura dhe të dëmshme, zbërthen lëndët e vrazhda dhe të dëmshme që barten nëpërmjet avullimit të ujit, dhe e eleminon tejngopjen e ajrit nga ndotës të ndryshëm.

 

Përmblodhi dhe përshtati

STUDENTET.MK

About Author