1. Përkujdesja për ndjenjat e pyetësit kur i vjen turp ta parashtrojë pyetjen, dhe përkujdesja për personalitetin e myftiut gjatë pyetjes:
Myslimani e ka për detyrë njohjen e gjërave që ndërlidhen me fenë e tij dhe dispozitat sheriatike. Ai që nuk ka dije rreth diçkaje që i detyrohet njohja e saj, e ka patjetër të marrë dije. Një nga mënyrat e marrjes së dijes është edhe pyetja e dijetarëve.
Pyetja bëhet detyrim kur ajo ka të bëjë me njohjen e detyrimeve të fesë ose kur padija rreth ndonjë dispozite bëhet shkak që njeriu të bjerë në mëkat. Mirëpo, nëse pyetja është e tillë që për ndonjë arsye pyetësit i vjen turp të pyesë rreth saj, atëherë është mirë që ai të zgjedhë mënyrën më të përshtatshme që t’ia parashtrojë pyetjen dijetarit, duke mos dalë nga kornizat e edukatës fetare që ndërlidhen me këtë kaptinë.
Dijetari dhe myftiu janë ata që duhen të përkujdesen për ndjenjat e njerëzve dhe, sipas mundësive, t’u ikin rrethanave që njerëzit i vënë në siklet. Ali ibën Ebu Talib, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: “Kishte rrjedhur ‘medhij’ nga organi im, por më erdhi turp ta pyesja Pejgamberin, lavdërimi
dhe paqja e Allahut qofshin për të, sepse isha burri i vajzës së tij. Për këtë arsye kërkova nga El-Mikdad ibën El-Esved që t’ia parashtronte pyetjen dhe përgjigjja e Pejgamberit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, ishte: ‘Nëse del lëngu ‘medhij’ nga organi, duhet të marrësh abdes’.” Me një transmetim tjetër: “Duhet të marrësh abdes dhe ta pastrosh organin tënd.”
Ibën Haxheri, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Në hadith paraqitet edukata se si t’i iket ballafaqimit të asaj që në traditën e popullit llogaritet gjë e turpshme, edukata dhe sjellja e mirë me prindin e bashkëshortes, mospërmendja e gjërave para familjarëve të gruas që ndërlidhen me marrëdhëniet intime me gruan dhe të ngjashmeve me to. Më herët u përmend argumentimi i autorit (d.m.th. imam Buhariut) me këtë hadith në ‘Kapitulli i dijes për atë që vetë turpërohet dhe e urdhëron tjetrin të parashtrojë pyetjen në vend të tij’; sepse në hadith bashkohen dy dobitë, përdorimi i turpit dhe moslënia anash e njohjes së dispozitës.”
Imam Buhariu njërin kapitull të librit Sahih El-Buharij e titulloi: “ ‘Kapitulli i turpit në dije’. Muxhahidi tha: ‘Nuk mundet të marrë dije ai që turpërohet dhe mendjemadhi.’ Aisha, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, tha: ‘Sa gra të mira (të begatshme) janë gratë e ensarëve, ato nuk i pengonte turpi të merrnin dije për fe’. ”
Ibën Haxheri, Allahu e mëshiroftë, tha: “ ‘Kapitulli: Turpi’ d.m.th. dispozita e turpit dhe më herët u përmend që turpi është nga imani. Turpi (në këtë rast) është sheriatik (i ligjëruar), atëherë kur vjen në formë të respektimit dhe nderimit të dijetarëve dhe të të vjetërve. Ky lloj turpi është i lavdëruar. Kurse, kur turpi bëhet shkak për ta braktisur një dispozitë fetare, atëherë ky lloj turpi është i qortuar, madje nuk llogaritet turp i ligjëruar, por dobësi dhe përbuzje. Muxhahidi, Allahu e mëshiroftë, me fjalët e tij se nuk mund të marrë dije ai që turpërohet, sikur po dëshironte t’i nxiste kërkuesit e dijes që ta braktisnin paaftësinë dhe mendjemadhësinë, ngase këto të dyja ndikojnë që marrja e dijes të jetë e mangët dhe e paktë.”60
2. Përkujdesja për ndjenjat e të paditurit dhe butësia me të:
Mesazhi i arsimit është mesazh madhështor. Ai është një nga veprimtaritë e të dërguarve të Allahut dhe është mjet i madh nga mjetet e përhapjes së fesë dhe përcjelljes së mesazhit të tij.
Nga gjërat që duhet pasur kujdes për to në arsim është butësia me nxënësin gjatë mësimdhënies, sepse niveli i njerëzve dallon në mendim, kuptim dhe sjellje, ai nuk është i njëjtë.
Është shumë mirë që mësuesi të përkujdeset për këto dallime, të jetë i butë me nxënësin, e në veçanti kur ai gabon, ngase si zakon
kënaqur prej tij, thotë: “Derisa ishim në xhami me Pejgamberin, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, erdhi nomadi (njeri që jeton në shkretëtirë; sh.p.) i cili nisi të urinonte në xhami. Sahabëve nuk iu erdhi mirë, por Pejgamberi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, iu tha: ‘Mos e pengoni, po lëreni të urinojë.’ E lanë derisa përfundoi. Pastaj Pejgamberi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, e thirri dhe i tha: ‘Kjo është xhami, nuk është vend për të urinuar dhe për ta bërë të papastër, por është vend për përmendjen e Allahut, për namaz dhe për lexim të Kuranit.’ Pastaj Pejgamberi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, e urdhëroi njërin nga të pranishmit të sillte një kovë me ujë dhe ta hidhte mbi vendin ku urinoi.”
Ibën Haxheri, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Hadithi është argument se me të paditurin duhet të përdoret butësia dhe t’i mësohet pa dhunë ajo që ka nevojë për të, nëse sjelljet e tij nuk burojnë nga inati, e në veçanti kur ai është nga ata që kërkon miqësi. Po ashtu në hadith paraqitet butësia e Pejgamberit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, dhe sjellja e mirë e tij. Ibën Maxhe dhe Ibën Hibani e shënojnë hadithin e Ebu Hurejrës, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, të cilët thanë: ‘Nomadi, pasi e mësoi Islamin dhe u ngrit prej te Pejgamberi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, më tha: ‘Kurban bëfsha babanë dhe nënën për Të Dërguarin e Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të. Ai nuk më qortoi dhe nuk më shau’.”
A po e sheh vëlla mysliman këtë sjellje madhështore që buroi nga Pejgamberi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, kundrejt atij që gabon, e në veçanti të paditurit i cili nuk e kupton që ka bërë gabim, nuk e kupton madhësinë e gabimit dhe nuk është i vetëdijshëm për sjelljet e tij. Prandaj le ta marrim për shëmbëlltyrë të mirë Pejgamberin e Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të.
3. Përkujdesja për ndjenjat e atij që e ka zakon të gabojë kur këshillohet dhe mësohet:
Kush e ka zakon ta veprojë pa ndalur një gjë, lidhet për të dhe vazhdon me të, e ka shumë rëndë më vonë që ta braktisë atë. Braktisja e një zakoni (të keq) kërkon iman të sinqertë, vullnet të fuqishëm, zhveshje nga dëshirat e shpirtit, edukimin e tij që t’iu nënshtrohet menjëherë urdhrave të Allahut dhe Të Dërguarit të Tij, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, duke pyetur dhe kërkuar qartësime rreth urdhrave dhe ndalesave.
Prandaj, thirrësi në fenë e Allahut gjatë përkujtimit dhe këshillimit të njerëzve duhet të përkujdeset që t’i përdorë urtësinë dhe mençurinë sipas udhëzimit profetik, dhe të synojë udhëzimin e njerëzve në gjetjen e një zëvendësimi që lejohet me fe dhe i përshtatet gjendjes së tyre. Kjo është ajo që njihet me emrin metoda e zbrazjes dhe e zbukurimit, që për qëllim e ka braktisjen e çdo gjëje që e kundërshton fenë dhe të zbukuruarit me zbukurimin e imanit dhe të veprave të mira.
Seid ibën Ebu El-Hasen tha: “Erdhi një njeri tek Ibën Abasi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, dhe i tha: ‘Unë jam që i pikturoj këto figura dhe kërkoj fetva për këtë gjë?’ Ibën Abasi i tha: ‘Afroju afër.’ Kur u afrua i tha: ‘Afroju edhe pak më afër.’ U afrua derisa ia vendosi dorën e tij në kokë dhe i tha: ‘Të paralajmëroj me ato fjalë që i dëgjova nga I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut
qofshin për të, i cili tha: ‘Çdo piktor do të hyjë në zjarr. Për çdo figurë që e ka pikturuar do t’i bëhet një shpirt i cili do ta ndëshkojë në Xhehenem.’ Pastaj Ibën Abasi i tha: ‘Nëse e ke patjetër të pikturosh, pikturo pemët dhe çdo gjë që nuk ka shpirt’.”
Meditoji fjalët e Ibën Abasit, Allahu qoftë i kënaqur prej tij: “Të paralajmëroj me ato fjalë që i dëgjova nga i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të”; kjo ishte nga zgjuarsia dhe mençuria e tij, sepse njëherit e parapërgatiti shpirtërisht pyetësin për ta pranuar fetvanë që ia ndalon atij një gjë të cilën ai e ka mësuar dhe është i lidhur për të. Dhe fetvanë Ibën Abasi nuk ia dha nga mendja e tij, por atë e argumentoi me fjalët e Pejgamberit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, e pastaj e udhëzoi për alternativë se çfarë të pikturojë dhe që lejohet nga ana fetare. Kjo është nga të kuptuarit e thellë të dhënies fetva.
“Nga studimi i ligjeve të sheriatit del në pah që sheriati jep alternativa në formë zëvendësimi për çdo interes të ndaluar. Kur imoraliteti u ndalua, u ligjërua martesa, kur kamata u ndalua, u lejua shitblerja, kur mishi i derrit, cofëtina dhe kafshët e egra me dhëmbë grabitqare u ndaluan, u lejua mishi i kafshëve shtëpiake dhe kafshëve të tjera, e kështu me radhë. Po ashtu, nëse një person bie në gjynah, sheriati i gjeti rrugëdalje në pendim dhe shpagim, ashtu siç është e qartësuar në temat e shpagimeve. Prandaj, thirrësit në fenë e Allahut duhet të ecin rrugës së sheriatit për ta bërë prezantimin e alternativave dhe gjetjen e rrugëdaljeve sheriatike.
Ajo që vlen të përmendet është se prezantimi i alternativave bëhet sipas mundësisë dhe fuqisë. Nganjëherë çështja mund të sillet rreth një gabimi që detyrohet largimi prej tij, por që për të nuk ka alternativë të përshtatshme në realitet; kjo ose për shkak të gjendjes së keqe dhe largimit të njerëzve nga feja e Allahut, ose sepse ai që thërret në të mirë dhe ndalon nga e keqja nuk sjell diçka si alternativë, ose nuk ka dije për alternativat që gjenden në realitet, prandaj ai do ta ndalojë dhe do ta ndryshojë gabimin edhe përskaj faktit se nuk ka alternativë që të ta thotë dhe të të udhëzojë për kah ajo. Kjo shpesh ndodh me disa marrëdhënie tregtie dhe sisteme investuese të formuara në shoqëri jomyslimane, të cilat pastaj transferohen në shoqëri myslimane ashtu siç janë, me të gjitha ndalesat sheriatike që i përmbajnë në vete, ku pastaj mangësia dhe pafuqia te myslimanët të bien shkak që ato të transferohen pa gjetjen e alternativës sheriatike dhe kolektivizimin e saj. Duhet kuptuar se ato mangësi dhe pafuqi i kemi ne, kurse në metodologjinë hyjnore ka alternativa dhe rrugëdalje që i ngritin vështirësitë nga myslimanët. Këtë realitet e kupton ai që dëshiron ta kuptojë dhe e injoron ai që dëshiron ta injorojë.”
4. Përkujdesja për ndjenjat e atyre që kërkojnë dije, janë të rinj në moshë dhe nuk janë takuar me familjet e tyre gjatë kohë:
Malik ibën El-Huvejrith, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: “Së bashku me disa të rinj shkuam tek I Dërguari i Allahut, paqja dhe lavdia e Allahut qofshin për të, dhe tek ai qëndruam njëzet ditë dhe
njëzet net. Me ne ishte i mëshirshëm dhe i dashur, dhe kur ai e vërejti se ishim përmalluar dhe mërzitur për familjet tona, na pyeti për ata që kishim lënë pas vetes (për familjet tona) dhe pasi e lajmëruam, na tha: ‘Kthehuni te familjet tuaja, qëndroni me to dhe mësojuani rregullat dhe urdhëroni në të mira’.”
Andaj kujdesuni të jeni të butë me ta, t’i keni parasysh ndjenjat dhe përmallimin e tyre për familjarët. Pejgamberi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, nga përmallimi që kishin për familjen dhe duke e marrë parasysh moshën e tyre, i urdhëroi të ktheheshin te familjet e tyre, ta përhapnin Islamin në rrethin e tyre, t’ua mësonin ligjet, rregullat dhe dispozitat e fesë së Allahut.
5. Përkujdesja për ndjenjat e atij që ka harruar ta veprojë një gjë që është dashur ta veprojë:
Muhamed ibën Humejd thotë: “Teshtiu një i pranishëm në ndejën e Ibën Mubarekut dhe nuk e falënderoi Allahun (nuk tha elhamdulilah). Ibën Mubareku i tha: ‘Çfarë thotë njeriu kur teshtin?’ Tha: ‘Thotë elhamdulilah.’ Ibën Mubareku i tha: ‘Jerhamukallah (Allahu të mëshiroftë).’ Ibën Humejdi thotë që të gjithë u mahnitën me edukatën dhe sjelljen e mirë të Ibën Mubarekut.”67
Sjellja e Ibën Mubarekut dhe mënyra se si e pyeti atë që teshtiu ia lehtësoi hallin atij që teshtiu, sepse ndoshta ai nuk ka qenë në dijeni se çfarë duhet të thotë njeriu kur teshtin, ose ndoshta ka harruar, ose ndoshta ka qenë edhe i ri në Islam. Kjo është nga urtësia e thirrjes në fenë e Allahut. Allahu thotë: “Ai ia jep urtësinë (të kuptuarit e Kuranit) kujt të dojë. Cilitdo që i është dhënë urtësia, vërtet që i është dhënë një mirësi e madhe. Por këtë nuk e kupton tjetërkush, përveç njerëzve të mençur.” (El-Bekare: 269)
Irfan Jahiu
WWW.STUDENTET.MK