Disa mjekë këshillojnë të mbani një gotë ujë në temperaturë dhome pranë shtratit dhe ta pini menjëherë sapo të zgjoheni, për të ulur rrezikun e problemeve kardiovaskulare në mëngjes.
Sipas Alberto Sanagustín, periudha menjëherë pas zgjimit , veçanërisht mes orës 6 dhe 10 të mëngjesit, lidhet me një incidencë më të lartë të problemeve kardiovaskulare. Pas disa orësh pushim, trupi përjeton një ndryshim të papritur që rrit gjasat për sulm në zemër, ndërkohë që shumica e njerëzve kalojnë menjëherë në aktivitetet e përditshme.
Revista spanjolle COPE raporton se arsyeja qëndron në një sërë reagimesh të brendshme që aktivizohen sapo ngrihemi nga shtrati. Prandaj, Sanagustín rekomandon një zakon të thjeshtë që mund të ndihmojë në uljen e këtij rreziku: menjëherë pas zgjimit, para se të ngriheni, pini një gotë ujë në temperaturë dhome.
Ai shpjegon se kjo lëvizje e thjeshtë ka efekt të menjëhershëm në sistemin e qarkullimit. Uji ndihmon në hidratimin e trupit dhe lehtëson rrjedhjen e gjakut nëpër enët e gjakut. Kjo është e rëndësishme sepse i dërgon një sinjal trupit për të rregulluar gradualisht presionin e gjakut dhe për të parandaluar marramendjen apo humbjen e ekuilibrit. Në këtë mënyrë, trupi përgatitet më butë për të ndryshuar pozicionin dhe për të filluar aktivitetet e ditës.
Ky këshill, që doktori e quan “shpëtimtar jete pa kosto”, jo vetëm që ndihmon për një fillim më të sigurt të qarkullimit të gjakut, por edhe nxit hidratimin që herët në mëngjes. Sipas tij, kjo është thelbësore që të gjitha organet të funksionojnë siç duhet gjatë ditës.
Edhe WebMD jep një rekomandim të ngjashëm, duke sugjeruar një ide shtesë për t’i dhënë pak shije ujit tuaj të mëngjesit:
“Në mëngjes është koha më e mirë për hidratim. Trupi sapo ka kaluar një periudhë të gjatë pa ushqim dhe lëngje. Për një fillim të thjeshtë, shtrydhni gjysmën e një limoni në gotën tuaj të parë të ujit për një burim freskues të antioksidantëve, vitaminës C dhe kaliumit.”
Përgatiti dhe përshtati:
WWW.STUDENTËT.MK