Gomat e avionëve janë të mbushura me azot sepse gazi i azotit është kryesisht inert, që do të thotë se kërkon më shumë energji për të reaguar me substanca të tjera. Kjo është e rëndësishme sepse në temperatura të larta, oksigjeni mund të reagojë me gomën.

Goma e oksiduar është më e dobët se goma jo e oksiduar, dhe gomat më të dobëta nuk preferohen për aviacionet. Oksigjeni shpërndahet përmes gomës shumë më shpejt se azoti. Kjo do të thotë që gomat e mbushura me 95% azot (përqindja standarde e gazit të azotit për fryerje të gomave) do të ruajnë presionin më gjatë. Kjo çon në më pak mirëmbajtje, gjë që ul edhe koston.

Përmblodhi dhe përshtati

STUDENTET.MK

About Author