Kur kryefjala homogjene të numrit edhe njëjës edhe shumës, ose edhe shumë edhe njëjës, bashkohen me raporte këpujore, gjithsaherë është vënë në shumës këpuja, edhe mbiemri kallëzues emëror vihet në shumë. Kur kryefjalët janë të gjinive të ndryshme, pjesa emërore e kallëzuesore merr përgjithësisht trajtën e gjinisë mashkullore.
Ishin të mahnitur si njëri, si tjetri. As Aleksandri, as Hekurani s’ishin të tillë. Kumbulla dhe portokalli që më dhatë s‘ishin të ëmbël.
Me kryefjalët homogjene me raporte kundërshtore, në pjesën më të madhe të kryefjalëve me raporte veçuese dhe në disa raste të kryefjalëve me raporte këpujore të ngjyrimeve shtesore etj., me një fjalë gjithsaherë këpuja është në njëjës, edhe kallëzuesi mbiemëror vihet në njëjës, e, për sa i përket gjinisë, përshtatet me kryefjalën më të afërt:
Ishte i frikshëm uji, si edhe qielli atë natë. Jo, Tefta, po Sokoli ishte i lodhur.
Kur me kryefjalë shumës ose njëjës, këpuja vihet në shumës, kallëzuesi emëror, emër, sipas rasteve (nga kuptimi a ndërtimi i fjalisë, nga lidhja më e ngushtë a më e çlirët midis kryefjalëve nga synimi i folësit a i autorit), vihet në shumë a në njëjës:
Si Iliri edhe Agimi janë studentë të mirë.
Kur përshtatja bëhet me njërën kryefjalë më vete, këpuja vihet në njëjës, edhe kallëzuesi emër vihet në njëjës:
Studimi dhe përgjithësimi i vazhdueshëm i kësaj përvoje ishte një detyrë e dorës së parë. Suksesi i parë kryesor është lidhja më e ngushtë me jetën, me kohën e sotme në vendin tonë, pasurimi i mendimit shkrirja më organike e poetit me realitetin.
Burimi: Libri Gramatika e Gjuhës Shqipe