Printerët (shtypësit) janë njësi të jashtme të cilat nuk janë pjesë themelore e kompjuterëve
dhe pa prezencën e të cilëve kompjuterët funksionojnë normalisht. Vendin e tyre në libër
e mundëson nevoja e madhe që të dhënat e kompjuterit ti kemi në letër (hard copy). Më
së shpeshti kompjuterët përdoren pikërisht për tu pasur paraqitje të shtypur të të dhënave
të përpunuara ose, si në rastin e përpunimit të tekstit, prodhimi final të merret i shtypur.
Gjatë zhvillimit të printerëve dallohen disa lloje, varësisht nga principet teknike që
përdoren për t’u fituar letra e shtypur. Ndarja e tillë e printerëve quhet ndarje teknike.

-Printerët matricorë

Printerët matricorë janë parqitur ndër të parët, por me avancimin dhe përmisimin e
vazhdueshëm edhe sot janë aktual.

Parimi i punës i printerëve matricor është i ngjajshëm me makinën e shkrimit. Në të dy
rastet printimi arrihet me shtypje mekanike të formës që duhet të shtypet mbi shiritin me
ngjyrë (ribon). Shiriti e prek letrën vetëm me pjesët që i thekson forma dhe len gjurmë.
Por ekziston ndryshim i madh – derisa tek makina e shkrimit shtypet e tërë forma
(shkronja) menjëherë dhe ka aq forma sa ka shenja në tastaturë, tek printerët matricorë
ekziston kokë univerzale e cila përbëhet nga matrica (fusha) e gjilpërave të holla të
çelikut. Varësisht nga forma e shenjës që duhet të shtypet, vetëm një numër i caktuar i
gjilpërave e shtypin shiritin me ngjyrë. Varësisht nga numri i gjilpërave në një kolonë
ekzistojnë mnterë matricorë me 9 ose 24 gjilpëra.

-Inkxhet printerët

Printeri inkjet

Inkxhet (inkjet) printerët njëlloj si printerët matricorë kanë kokë univerzale për të
shkruar. Për dallim që në vend të gjilpërave në kokë kanë gypa të vegjël nëpër të cilët në
letër stërpiket ngjyra. Ngjyra ruhet në enë (ink cartridge) të posaçme për çdo ngjyrë
posaçërisht sipas modelit CMYK. Niansat e ngjyrave fitohen me përzierjen e ngjyrave në
sasi përkatëse të ngjyrave themelore.

-Printerët laserik

Teknika e përshkrimit laserik ndryshon nga printerët matricorë dhe inkxhet dhe është
marrë nga makinat fotokopjuese. Seria e të dhënave digjitale (1 dhe 0) me të cilat është
përshkruar fotografia që duhet të shtypet kyçin dhe çkyçin rreze laserike. Rrezja drejtohet
tek cilindri i ndijshëm në fotorrezatim i cili paraprakisht ka qenë i elektrizuar negativisht.
Pikat e cilindrit që i godet rrezja laserike neutralizohen. Gjatë kalimit të cilindrit nëpër
pluhur të tonerit të elektrizuar negativisht, grimcat e tonerit ngjiten për pikat neutrale
(pikat e elektrizuara negativisht e shtyjnë tonerin negativ). Pastaj, cilindri bjen në kontakt
me fletën e elektrizuar pozitivisht e cila i tërheq grimcat negative të tonerit nga cilindri.
Me këtë grimcat e tonerit përcillen në letër. Pason kalimi i letrës mes dy cilindrave me
temperaturë të lartë që e pjekin tonerin dhe ai bëhet i pandashëm nga letra.

Printerët laserik janë të qetë gjatë punës, dhe karakterizohen me cilësi të lartë dhe
shpejtësi të madhe të shtypjes. Varësisht nga cilësia dhe shpejtësia çmimi ju lëviz nga i
arsyeshëm në shumë i lartë. Shpejtësia e printimit matet me ppm (page per minute –
numri i fletëve të shtypura në minutë), ndërsa cilësia në dpi (dot per inch – numri i pikave
në inç).

-Printerët termik

Printerët termik punojnë sipas parimit të ngjajshëm si makinat telefaks. Letra speciale për
përshkrim termik është e mbështjellë me dy shtresa nga materie speciale. Kur koka
termike e printerit do të ngrohë pikën në të cilën duhet të lihet gjurmë, shtresat shkrihen
dhe përzihen mes tyre (reagojnë kimikisht) që rezulton në paraqitjen e materies me ngjyrë
(zakonisht e zezë).
Printerët e tillë, për shkak të dimensioneve të tyre të vogla, më së shpeshti përdoren për
shtypjen e faturave në shitore, barnatore etj.

 

Burimi:Libri Bazat e Informatikës

 

About Author

Admin_S