Një funksion përmban kod i cili do të ekzekutohet nga një ngjarje, ose nga një thirrje e ketij funksioni. Sintaksa e deklarimit dhe implementimit të një funksioni është si më poshtë:

function name(argument1, argument2,..., argument n)  { kodi } 

Më poshtë do të shohin se si ta thërrasim një funksion, si ti kalojmë argumentet dhe në fund se si të kthejm të dhëna me anë të return. Ky është një funksion: 

function shembull(a,b) {  number += a; alert(‘Ju keni zgjedhur: ' + b); } 


Funksioni thirret si më poshtë:

shembull(1,’dhurate’) 

Argumentet 

Një funksioni mund ti kalojm argument. Ato mund të jenë variabla, numra ose stringje me të cilat funksioni vepron. Outputi i një funksioni varet nga argumentet që i japim. Në shembull ne i kaluam dy argumente, numrin 1 dhe stringun ‘dhuratë’: shembull(1,’house’); 

Mund të perdorim aq argumenta sa ne duam. 

function shembull(a,b,c,data,data2)
{number += a;
alert('Ju keni zgjedhur: ' + b);
(veprime te tjera me argumentet c, data dhe data2) } 

Nëse harroni të vendosni ndonjë argument, funksioni nuk ekzekutohet. Supozojm se i kemi kaluar vlerat e mëposhtme: 

shembull(1,'trendafila',16,‟orkide‟) 

Kjo thirrje do të shfaqi error pasi ne nuk kemi përcaktuar asnjë vlere për argumentin data2. 

Ne mund të shkruajm edhe funksione të cilët nuk marrin fare argumente. 

function shembull() { 
number += 1;
alert('Ju keni zgjedhur: trendafila');

Ky funksion kryen të njëjtin veprim dhe nxjerr të njëjtin output sa herë që ne e thërrasim. Nëse tentojm ti japim vlera argumentash do ti injorojë. 

Kthimi i vlerave 

Një veprim tjetër që funksionet kryejnë është kthimi i vlerave. Supozojme se kemi funksionin e mëposhtëm: 

function calculate(a,b,c) {
d = (a+b) * c;
return d;

Ky llogarit një numër në varësi të numrave që ju i kaloni si argument.
Kur funksoni përfundon ekzekutimin kthen rezultatin e llogaritur.
Në praktik do të kishim: var x = calculate(4,5,9);
var y = calculate((x/3),3,5);
dhe vlera e x do te behej 81 ndersa e y 150.
Një funksion mund të kthej edhe stringje apo vlera Boolean-e. 

Përmblodhi dhe përshtati:

STUDENTET.MK

About Author