PHP është një gjuhë mjaft popullore si gjuhë skriptimi në server.
Gjuha PHP është ndërtuar bazuar në Perl, prandaj është e ngjashme
me Perl, C, Java
Kodi PHP funksionon si me webserver ashtu edhe nëpërmjet me
prompt (Command Line Interface)
Më poshtë listohen disa nga vetitë kryesore të PHP :
•Variablat kanë tipe dinamike dhe nuk ka nevojë të deklarohen
•Është e pajisur me array shumë dimensionale
•Mundëson programimin me objekte
•Ofron funksione për të punuar lehtësisht me bazat e të dhënave
•Ofron funksione për kontrollin e sesioneve dhe cookiet
•Në dallim nga JavaScript PHP ekzekutohet në server !

Ekzekutimi i një faqe PHP në web server do të prodhojë një output, i cili do ti dërgohet browser-it. Prandaj në browser nuk do të shikojmë asnjëherë kod PHP për vetëm rezultatin e ekzekutimit të një faqe PHP , që do të gjeneronte një tekst të përbërë nga HTML dhe Javascript. Kur ne vendosim adresën e një faqe PHP në kutinë e adresës të lundruesit, ky i fundit bën një kërkesë në server për faqen PHP, adresën e të cilës ne e kemi në kutinë e adresës. Serveri kthen një përmbajtje HTML që gjenerohet duke u bazuar në hapat e mëposhtëm:

Serveri e lexon skedarin PHP rresht për rresht duke nisur nga fillimi
Nëse gjen kod html në faqe thjesht e kopjon këtë në output
Nëse gjen kod php (i cili vendoset midis <?php dhe ?>) e ekzekuton
atë dhe vendos në output rezultatin e ekzekutimit të kodit php.

Hapat nga kërkesa e një faqe php deri tek afishimi në browser të saj
janë:
1- Përdoruesi bën një kërkesë për skedarin PHP, duke vendosur
adresen e tij në browser apo duke klikuar mbi një link që ka si
destinacion skedarin php.
2- Serveri gjen skedarin PHP dhe ia kalon atë interpretuesit të PHP i
cili.
3- Prodhon një skedar që ka vetëm kod html dhe javascript ( nëse ka ).
4- Web Serveri transmeton outputin e ekzekutimit të faqes PHP
nëpërmjet një mesazhi HTTP Response.
5- Kompjuteri merr përmbajtjen e dërguar nga web serveri dhe ia
kalon atë browserit.
6- Browseri interprerton kodin HTML duke prodhuar një ndërfaqe
grafike për përdoruesin.

Më poshtë paraqitet në të majtë faqja php dhe në të djathtë rezultati i ekzekutimit të saj që transmetohet në browser . Vini re që në kodin që i shkon browserit nuk ekziston kod PHP.

FAQJA PHP në server

<html>
<head>
 <title>shembull 2</title>
 <?php
 $name=“Endri”;
 ?>
 </head>
 <body>
 <b>
 <?php
 echo “Pershendetje ”.$name;
 ?>
 </b>
 </body>
 </html>

Pas ekzekutimit, kodi që shkon në browser

<html>

<head>

<title>shembull 2</title>

</head>

<body>

<b>

Pershendetje Endri

</b>

</body>

</html>

PËRGADITI DHE PËRSHTATI:

STUDENTET.MK

About Author