Projektimi dhe implementimi i softuerit janë aktivitete të gërshetuara. Niveli idetaleve në projektim varet nga lloji i sistemit që po zhvillohet dhe a jeni duke përdorur qasje të udhëhequr nga plani apo agjile.

Procesi i projektimit të orientuar kah objektet i përfshin aktivitetet për ta projektuar arkitekturën e sistemit, të identifikohen objektet në sistem, të përshkruhet projektimi duke përdorur modele të ndryshme të objekteve, dhe të dokumentohen interfejsat e komponentave.

Gjatë një procesi të projektimit të orientuar kah objektet mund të prodhohet një grup i modeleve të ndryshme. Këto i përfshijnë modelet statike (modelet e klasave, modelet e përgjithësimit, modelet e asocimit) dhe modelet dinamike (modelet sekuenciale, modelet e makinës me gjendje).

Interfejsat e komponentave duhet të definohen saktësisht ashtu që objektet tjera të mund t’i përdorin ato. Për t’i definuar interfejsat mund të përdoret një stereotip UML për interfejs.

Kur zhvillohet softuer, duhet gjithmonë ta konsideroni mundësinë e ripërdorjes së softuerit ekzistues, si komponenta, si shërbime, apo si sisteme të plota.

Menaxhimi i konfigurimit është procesi i menaxhimit të ndryshimeve në një sistem softuerik evolues. Është thelbësor kur një ekip i njerëzve janë duke bashkëpunuar për të zhvilluar softuer.

Shumica e zhvillimit të softuerit është zhvillim nikoqir-cak (host-target). E përdorni një IDE (Rrethinë Zhvilluese të Integruar) në një makinë nikoqire për ta zhvilluar softuerin, i cili bartet te një makinë cak për ekzekutim.

Zhvillimi me kod të hapur e përfshin qitjen në dispozicion publikisht të kodit burimor të një sistemi. Kjo domethënë se shumë njerëz mund të propozojnë ndryshime dhe përmirësime për softuerin.

Burimi: Ian Sommerville, Inxhinierimi i softuerit

WWW.STUDENTËT.MK

About Author