Shkruan: Sumea Ramadani, studente në Universitetin Hacettepe në Ankara, nga dega e psikologjisë.

Shkollat janë krijuar për të mbytur shpirtin e fëmijës dhe për të siguruar nënshtrimin e tij ndaj autoritetit.


Në vitet 1700 dhe 1800 në botë kishte valë të mëdha shoqërore. Në atë kohë nuk kishte klasë të mesme shoqërore siç klasifikohet në ditën e sotme. Klasa e mesme u paraqit kah fundi i Luftës së Dytë Botërore si pasojë e lëvizjeve në tatime. Para kësaj njerëzit ose ishin shumë të pasur ose ishin shumë të vafër. Klasa e pasur apo ‘ruling class’ ishin udhëheqësit e pasur dhe aristokracia. Mbretëria më e fuqishme e asaj kohe ishte Mbretëria Angleze dhe njerëzit e klasës punëtore në Amerikë kryengriten kundër Anglisë dhe e arrinë qëllimin me sukses. Ushtria më e fuqishme e asaj kohe ishte ushtria e Prusisë pra Gjermania e sotme, një pjesë e tyre në krye me Napoleonin inicojnë ripërtrirjen e Prusisë nga ana tjetër në Francë fillon kryengritja për treg të lirë. Fronti i klasës së pasur fillon të dridhet, filluan dënimin e tyre me metoda të ndryshme si burgimi, rrahja etj mirëpo këtë herë nuk funkcionoi, njerëzit edhe përskaj kësaj më nuk heshtnin. Klasën aristokrate filloi ta kaplon frika e vdekjes. Në vitin 1760 Mbreti i Prusisë Frederick’u i Dytë dhe Mbretëresha e Austrisë Maria Theresa takohen për të gjetur një zgjidhje rrënjësore të problemit. Ata dy duke marrë këshillën e filozofit Schlabrendorff themelojnë shkollat e formatit të sotëm.


Para kësaj ndodhie gjëja e quajtur shkollë ishte diçka që i takonte vetëm të pasurve dhe ishte në metodologjinë e Sokratit “give and take” pra shkëmbim i informatave.


Tani shkuarja në shkollë erdhi në gjendje obligative për klasën e varfër. Obligim i natyrës më rigoroze ku u dha e drejta që fëmijët të dërgohen në shkollë me dhunë ose kërcënim me armë. Prindërit të cilët nuk i dërgonin fëmijët në shkollë dënoheshin me burgim.
Qëllimi i Schlabrendorff ishte ta largon sistemin ‘give and take’ dhe të vëndon sistem hierarshik pra prej lart poshtë (mësues – student). Imagjinojeni ka një autoritet dhe ka rradhitje, çdo nxënës ka një numër. Kjo fëmijës i jep mesazhin që ne jemi objekte të njejta para neve ka një informatë dhe ne në mënyrë pasive duhet ta thithim atë. Aq sa i nënshtrohemi autoritetit dhe për aq sa e thithim informatën prej tij, aq jemi të mirë.


Sistemi i notimit është marur nga fabrikat ku për qëllim ishte formimi i një punëtori të mirë për fabrikën. Fabrikat punojnë me sistemit ‘pas and fail’ psh nëse ju mirni një palë këpucë dhe nuk i pëlqeni mund t’i ktheni dhe të mirni tjera. Pra fëmija duhet të bëhet ashtu siç të tjerët kërkojnë ai të jetë. Karakteristikë tjetër e marrur nga fabrika është zilja shkollore. Të gjithë të hynë dhe të dalin bashkë nga një objekt. Sot ne e pranojmë këtë si normale dhe mund të pyesim se si mund të jetë ndryshe? Shkollat Montessori nuk janë kështu, fëmija mund të ulet ku të dojë dhe si të dojë. Këta fëmijë në shkollë vinë me vetëdëshirë ngaqë askush nuk iu imponon asgjë.
Në vitet 1760 u bë plani si ne të ngrejmë dorën para se të flasim dhe para se të mendojmë. Ne nuk mund të mendojmë pa lejen e autoritetit. Arsimi në vend se si një tërësi filloi të implementon mënyrën lineare. Deri atëherë nuk kishte specialist për një fushë të caktuar kishte kulturë të përgjithshme të informatave. Qëllimi i kësaj është që fëmija gjithmonë ta ndjen veten të pasigurtë. Në notim nuk thuhet 80 të sakta por thuhet 20 gabime. Ata duhet të na tregojnë neve vetëm gabimet tona. Gabimet nënvizohen me të kuqe kështu që ti duhet t’i ndryshosh. Mbrendësia e programit mësimor ishte i kontrolluar nga shteti kështu që shteti indokrinonte mendimet e popullit. 

Kjo metodologji u përhap shumë shpejt në të gjithë Europën dhe arriti në Amerikë. Amerika fillimisht u ankua duke thënë që është dicka e kushtueshme mirëpo pastaj u pajtua. Pronarët e hekurudhave në Amerikë u kundërshtuan me preteksin se nëse të gjithë arsimohen kush do punon në hekurudhë? Atëherë një politikan me emrin William Harris pronarit të hekurudhave Ellis Huntington’it ia dërgon një letër ku shkruan: ‘mos u merakosni, ky sistem nuk do krijon njerëz të edukuar që do munden të hulumtojnë dhe kritikojnë. Ky sistem do krijon punëtor të nënshtruar që do zbatojnë urdhërat tuaja’.
I përmenda shkollat Montessori. Maria Montessori është një nga mjeket e para në Itali e cila punonte me fëmijët me ngecje në zhvillim mendor, ajo kërkoi nga asistentët e saj të sillen me respekt ndaj këtyre fëmijëve mirëpo për një afat shumë të shkurtër kohor vëzhgoi përmirësimin dhe zhvillimin e tyre. Në vitin 1907 Maria Montessori hap një shtëpi (home) ku përgjatë mësimdhënies nuk do ketë hierarki.

Fëmijët në këtë shtëpi qysh nga mosha 4.5 vjecare mësonin shkrim-leximin. Ajo thotë që mësimi është dhe duhet të jetë një proces natyral. Tek fëmija i posalindur ka kureshtje dhe vullnet të mëson gjithçka mirëpo ky sistem rrobëron këtë aftësi. Ky sistem na mësoi që ne jemi të vlefshëm vetëm përderisa e kënaqim autoritetin. Nëse ka diçka të nevojshme ta bëjmë për fëmijët ajo është t’i bëjmë ata të ndihen të vlefshëm!

Mos harroni, fëmijëria zgjat me miliona vite!

STUDENTET.MK

About Author