Steve Seabold është një milioner, autor dhe një nga folësit më të famshëm në botë në fushën e të menduarit kritik dhe trajnimit mendor.
Ai është autori i librit “Si mendojnë njerëzit e pasur”, në të cilin ai ndan këshillat e tij, bazuar në intervistat me 1,200 njerëzit më të pasur në botë.
Vetë Sibold ishte një frymëzim për shumë njerëz që ndoqën këshillën e tij për të filluar biznesin e tyre dhe tani këto janë sipërmarrës të suksesshëm.
Ja çfarë thotë ai.
- Në tregun e lirë të gjithë mund të fitojnë sa të duan.
- CV -ja juaj, niveli i arsimimit dhe inteligjenca janë të parëndësishme kur bëhet fjalë për të ardhurat.
- Mënyra më e shpejtë për t’u pasuruar është zgjidhja e problemeve në mënyrë efektive. Sa më i madh të jetë problemi, aq më të larta janë fitimet.
- Mos i dëgjoni ata që thonë se jeta është një luftë dhe se ne duhet të jemi të kënaqur me atë që kemi.
- Gjithmonë prisni të fitoni sa më shumë.
- Largohuni nga paragjykimet dhe frika, filloni të shikoni anën pozitive të parave: lirinë dhe mundësinë.
- Pasuria nuk është një privilegj, por një e drejtë. Nëse bëni një pasuri për dikë, ju keni të drejtë të jeni të pasur vetë.
- Mos prisni që diçka të ndodhë. Ju nuk do të pasuroheni nga asnjë forcë e jashtme. Nëse doni para, ndërtoni barkën tuaj, sepse askush nuk do të vijë dhe t’ju shpëtojë.
- Mos u shqetësoni për mungesën e parave. Përqendrohuni se si të fitoni më shumë para.
- Harrojeni justifikimin se pyetja nëse do të jeni të pasur apo jo është jashtë kontrollit tuaj.
Përgatiti dhe përshtati:
WWW.STUDENTET.MK