Realiteti virtual është teknologji me të cilën rrethina reale zëvendësohet me paraqitjen grafi ke të rrethinës virtuale në  formën 3D të fotografi së ose animimit i cili është gjeneruar te kompjuteri. Rrethina virtuale tregohet nëpërmjet pajisjeve sikurse që është monitori, LCD projektor, televizion ose të pajisjeve që janë helmet dhe syza të cilat kanë ekran për çdo sy. Realiteti virtual kyç njësi të ndryshme hyrëse dhe dalëse me të cilat konsumatori lidhet me kompjuterin.
Informacionet të fituara prej pajisjeve të fituara mund të shërbejnë për manipulim me objekte në rrethinën virtuale ose për udhëheqje me aplikacionin.
Njësitë hyrëse te realiteti virtual janë:
– senzorë të pozitës, përkatësisht orientim (motion tracker);
– senzorë në fuqi: ѕрасе ball;
– senzorë të pozitës së trupit: doreza senzorike (data glove), kostum senzorik (body suit);
– senzorë të lëvizjes: shiriti lëvizës, ergometri dhe të ngjashme;
– senzorë tjerë: për njohje të folurit, fytyrës, syve etj.

   

 

 

 

 

Njësitë dalëse shfrytëzohen për paraqitjen e fotografi ve kompjuterike të gjeneruara, zëri ose prekja të cilat shfrytëzuesi mund t’i perceptojë.
Njësitë dalëse te realiteti virtual janë:
– njësitë vizuale dalëse: helmeta (HMD), stereo ekrane, sisteme projektuese (të pëlhurës,
tavolina punuese virtuale etj.);
– njësi zëri dalëse;
– njësi dalëse haptike (të ndjeshme në prekje): platforma lëvizëse etj;
– njësi tjera dalëse: për nuhatjen e erës, erës, nxehtësisë etj.

 

Doreza senzorike është pajisje interaktive e cila mbahet te dora dhe është pajisur me numër të madh të senzorëve. Me ndihmën e senzorëve regjistrohen pozita e pëllëmbës dhe pozita e gishtërinjve. Konsumuesi në atë mënyrë mund të manipulohet me lëvizje në mjedis virtual. Doreza senzorike mund të kombinohet me simulatorët ose me prekje me të cilën ajo bëhet edhe pajisje haptike dalëse.

 

 

Përktheu dhe përmblodhi
STUDENTET.MK
About Author