Kohët e fundit është shtuar frika se automatizimi i makinerive të së ardhmes në formën e robotëve apo inteligjencës artificiale do të shkatërrojë vendet e punës, por llogaritja e masës së dëmit ka rezultuar e vështirë.

Raportime të ndryshme shkencore kanë thënë se vendet e punës do të reduktohen ndërsa politikanët dhe ekonomistët thonë se teknologjia do të hapë po aq vende pune sa dhe do të shkatërrojë, dhe se në terma afatgjatë do të ruajë ekuilibrin.

Një studim i ri i zyrës shtetërore amerikane të ekonomisë  llogariti efektet e futjes së robotëve në historinë e industrisë amerikane në vitet 1990 deri në 2007, duke llogaritur dhe faktorë të tjerë dytësorë si rritja e importeve të Kinës apo punët jashtë vendit.

Ata arritën në konkluzionin se për çdo robot të integruar në industri, zhdukeshin 3 deri në 5 vende pune në komunitet, dhe tendenca e rrogave të përgjithshme ishte për një ulje  prej 0.25 dhe 0.5 për qind.

Me termin “robot industrial” përkufizonin atë që quhet dhe nga agjencia përkatëse e OKB si  “mekanizma pune të kontrolluara automatikisht, të riprogramueshëm dhe me shumë funksione”.

Studimi thoshte gjithashtu se vendet e humbura të punës dhe ulja e rrogave nuk shpërndahej në mënyrë të njëtrajtëshme në popullatë. “Megjithse përdorimi i robotëve industrialë sjell efekte negative për vendet e punës në përgjithsi, duhet të pranojnë se disa vende pune janë më të pasigurta sesa disa të tjera. Prandaj parashikohet që dëmi më i madh të ndjehet te vendet manuale  të punës  si operator, punonjësit montues, drejtuesit e mjeteve të transportit, etj. Ndërsa vendet e punës që nuk preken janë të menaxhimit”, thuhej në studim.

 

Përmblodhi dhe përshtati :

STUDENTET.MK

About Author

Admin_S