Operacionet në tru janë një nga detyrat me më shumë saktësi në botë, por gabimet njerëzore ende mbeten faktor. Për të reduktuar këtë, studiuesit e Universitetit të Utah kanë krijuar një robot që mund të kryejë procedurat e komplikuara të operimit rreth 50 herë më shpejt, duke reduktuar kohën e hapjes së kafkës nga rreth 2 orë në dy minuta e gjysmë.

Studimi thotë se roboti analizon të dhënat e skanimit të zonës së operimit dhe memorizimit të zonve të venave dhe nervave që duhet të evitojë.

Grupi i drejtuar nga neurokirurgu William Couldwell tha se mund të programojë robotin të shpojë kockën me saktësi maksimale sipas të dhënave të skanimit. Reduktimi i kohës së operacionit do thotë reduktim i kostove dhe gjithashtu të kohës që pacienti duhet të qëndrojë nën anestezi.

Robotët dhe automatët po transformojnë mënyrën e të punuarit të doktorëve në kirurgji, duke arritur operacione saktësie që nuk mund të kryhen nga dora e njeriut.

 

Përmblodhi dhe përshtati:

STUDENTET.MK

About Author

Admin_S