Gjëja më themelore që të gjithë duhet të dinë është se kushdo që përdor kartat e kreditit ngarkohet me interes, ndoshta një tarifë anëtarësimi.

Ju duhet të jeni të informuar mirë për këtë, dhe më pas t’i konsideroni seriozisht të gjitha faktet, dhe sigurisht që është e nevojshme të jeni racional dhe të përgjegjshëm.

Kartat e kreditit duhet të menaxhohen me mençuri, veçanërisht sot kur ne shikojmë çdo qindarkë. Por është e rëndësishme të theksohet se, pavarësisht nga përfitimet që ofrojnë, disa njerëz është më mirë të mos i përdorin kurrë.

Ashtu si shumë gjëra në jetë, kartat e kreditit janë shumë  “shërbëtor i mirë”, por gjithashtu një “zotëri  i keq”. Prandaj, vendimi nëse do t’i përdorni apo i shmangni është i juaji, megjithatë ekspertët këshillojnë që këto gjëra duhet t’i shmangim.

Një kartë krediti nuk është për ju nëse:

Jeni të padisiplinuar financiarisht. Nëse jeni një nga ata njerëz që nuk mund të kontrolloni sa shpenzoni, atëherë një kartë krediti nuk është padyshim për ju.

Ju nuk jeni në gjendje të paguani detyrimet tuaja. Nëse dyshoni se mund të shlyeni borxhin e kartës brenda afatit, harroni kartat. Në rastin tuaj, me shumë mundësi borxhet do të shumëfishohen.

Ju dyshoni në kompaninë që ka lëshuar kartën tuaj. Nëse jeni nga ata persona që ia kalonin fajin dikujt tjetër, atëherë mos i përdorni kartat, këshillojnë ekspertët.

Jeni një person i papërgjegjshëm? Nëse përgjigja është po, atëherë kartat e kreditit nuk janë për ju. Gjithçka që lexoni në marrëveshjen e kushteve të përdorimit do të jetë e parëndësishme për ju. Përdorni më mirë para.

Është e vërtetë që kartat e kreditit mund t’i futin njerëzit e papërgjegjshëm në probleme financiare, por kjo nuk është arsye që njerëzit e përgjegjshëm dhe të arsyeshëm t’i shmangin ato.

Përmblodhi dhe përshtati;

www.studentet.mk

About Author