Rrethanori i mënyrës që tregon cilësinë e veprimit. bën pune të ngjashme me përcaktorin, është, si të thuash, përcaktor i foljes dhe shprehet me ndajfolje e lokucione ndajfoljore, me emër të prirë nga parafjalë, si: me, pa. në etj.. me togfjalësh të zakonshëm e frazeologjik: Biseduam me të miqësisht dhe ai na u përgjigj thjesht. Të gjorët, jetën e kaluan ku rafsha, mos u vrafsha. Ne duhet të punojmë me mend ose me plan, si i thoni tani ju bijtë e mi. Anija e huaj levizte pa rregull në ujerat tona, po anija jonë e ndiqte me shpejtësi dhe e zuri në befasi. Ai foli tërë inat.
Rrethanori i mënyrës që tregon shkallën e shfaqjes së veprimit, të gjendjes a të tiparit, varet nga një rreth i kufizuar foljesh që tregojnë dëshirë, ndjenjë, gjendje të brendshme, gjendje fzike ose ndryshim në gjendjen e subjektit etj. dhe shprehet me ndajfolje e lokucione ndajfoljore, me emër me kuptim të cilësisë të prirë nga parafjalë: I ngjan krejt të jatit. Qeshi me lot.
Rrethanori i mënyrës që tregon mënyrën e kryerjes së veprimit shprehet me:
- ndajfolje e shprehje ndajfoljore mënyre: Gjithmonë kështu të veproni djema;
- emër të prirë nga parafjalët me. pa etj: U turr me vrap drejt bunkerit. Rrugën për në stan e bëri më këmbë. Kush punon pa kujdes, nuk fut gjë në thes;
- formë të pashtjelluar mohore dhe përcjellore: Atë mbrëmje ajo fliste duke qeshur për gjëra serioze. Xha Selimi tregonte pa u ngutur histori të vjetra. Veterani ecte duke çaluar;
- me togfjalësh: Detyrat duhen plotësuar me cdo kusht.
Rrethanori i mënyrës mund të tregojë mënyrën e kryerjes së veprimit nëpërmjet një krahasimi. Në këtë rast ai shprehet me:
- emër me ose pa parafjalë. të p| irë ose Jo nga pjesëzat si,posi: Jemi shërbëtorë të popullit, prandaj njerëzve të mos përgjigjemi si me pahir. Të pavullnetshmit zvarriten si krimba në jetë.
- ndajfolje, sidomos ndajfolje të formuara me prapashtesën – isht nga emra që në vetë kuptimin e tyre leksikor bartin cilësi, si: burrë, mik, trim, vëlla, plak etj. Foli duke vendosur pëllëmbët këlliç anës buzëve që zëri të mos merrte fushën. Djersët i kullonin çurk.
- onomatope me funksion ndajfoljeje: Mendohej duke ecur zhap e zhup nëpër dëborë. E mblodhi fët e fët kryesinë. Paf-paf, paf-puf, rreh zemra e vogël.
Burimi: Libri Gramatika e Gjuhës Shqipe