Keni një plan biznesi të shkëlqyer, por nuk dini si ta realizoni? Për të arritur sukses në biznes ju nevojiten gjërat e mëposhtme:

Imagjinoni qëllimin tuaj

A mund ta imagjinoni idenë tuaj të realizohet? Imagjinoni të njëjtat skena disa herë çdo ditë. Do t’ju bëjë të përqendroheni kur jeni të pasigurt.

Kërkoni këshilla nga kritiku juaj më i madh

Zgjidhni dikë për të cilin jeni të sigurt se është një person shumë i vështirë dhe paraqisni planin tuaj. Kërkojini atij këshilla të sinqerta dhe nëse nuk i pëlqen ideja juaj, pyesni pse. Nëse ai sugjeron disa ndryshime të vogla, pranojini ato dhe ndryshoni planin origjinal.

Gjeni aleatë

Identifikoni kolegët që mund t’ju ndihmojnë dhe mbështesin. Në këtë mënyrë, kur të duhet të hidhni hapin e fundit, do të kuptoni se nuk jeni vetëm.

Shkoni përpara

Tani kemi ardhur në momentin “të jesh apo të mos jesh”. Përpunoni planin e detajuar përpara se të paraqiteni para eprorëve tuaj. Së pari tregoni thelbin e ideve tuaja, pastaj shpjegoni se si mund të funksionojë. Nëse nuk mund të zgjidhni disa gjëra në fillim, mos u dorëzoni, provoni përsëri. Dhe perseri! Dhe perseri! Këmbëngulja shpërblehet!

Ppërmblodhi dhe përshtati :

www.studentet.mk

About Author