Gjithnjë e më shumë, vendet parashikojnë një industri të brendshme të energjisë së rinovueshme që zë vendin e industrive të paqëndrueshme me bazë fosile.
Agjensia Ndërkombëtare e Energjisë së Rinovueshme (IRENA) nga analiza e tyre e fundit raportojnë se rreth 11 milion njerëz në mbarë botën janë të punësuar në sektorin e energjisë së rinovueshme në vitin 2018.
Kjo përfaqëson një rritje prej 700,000 vendeve të punës nga 2017, duke u rritur gati 7% në vetëm një vit. Rritja më e madhe erdhi nga vende si Malajzia, Tajlanda dhe Vietnami, duke përhapur sektorin e rinovueshëm përtej tregjeve parësore në Kinë, Brazil, Sh.B.A, Indi dhe BE duke ruajtur 60% të aksioneve të Azisë në punësimin e rinovueshëm globalisht.
Panelet diellore fotovoltaike gjenerojnë një të tretën e punësimit në energji të rinovueshme, duke shkaktuar pjesën më të madhe të rritjes, e ndjekur nga karburantet e lëngëta, hidrocentralet dhe energjia e erës.
Shumica e hulumtimeve të industrisë së prodhimit të energjisë nëpërmjet erës zhvillohet në tokësore (fusha), ku mbizotërohet nga Kina dhe e ndjekur nga Gjermania.
Ndërsa industritë e energjisë së rinovueshme bëhen më të avancuara, rrisin ekonomi në masë, kthehen më shumë në procese të automatizuara, zvoglohet nevoja e njerëzve për një detyrë të caktuar.
Ky trend duhet të frymëzojë besimin në energji të rinovueshme nga vendet e tjera pasi teknologjitë përmirësohen dhe kostot zvogëlohen.
Përktheu dhe përshtati:
WWW.STUDENTET.MK