Depresioni për zemrën është po aq i rrezikshëm sa obeziteti dhe presioni i lartë i gjakut, thotë një studim i ri gjerman. Të dhënat nga ky studim konfirmojnë se depresioni shkakton 15% të ngjeshjes së zemrës, obeziteti shkakton 21% dhe presioni i lartë i gjakut 8.4% të ngjeshjes. Ekspertët theksojnë se ky informacion është me rëndësi jetike për shkak se depresioni ndikon në 350 milion njerëz në mbarë botën, sipas OBSH.

Autori i hulumtimit, profesor Karl-Heinz Ludwig i Universitetit të Mynihut, tha se nuk ka dyshim se depresioni është një faktor rreziku për sëmundjet kardiovaskulare, por ajo është e lidhur edhe me faktorë të tjerë si pirja e duhanit, kolesteroli i lartë, trashje dhe hipertensioni.

Hulumtimi u zhvillua për gjatë 10 viteve, i ndjekur nga 3.500 pacientë meshkuj nga 45 deri në 74 vjeç. Gjatë hulumtimit kishin ndëruar jetë më shumë se 500 njerëz, gjysma nga sëmundjet e zemrës. Depresioni ishte shkaku në 15% të vdekjeve.

Autorët e studimit tregojnë se ndërmjet faktorëve të mëdhenjë dhe të atyre të panatyrshëm për rrezikun e sëmundjeve të zemres, depresioni ka një ndikim të fuqishëm mesatar.

 

Përgaditi dhe përshtati

STUDENTET.MK

About Author