Me siguri një nga profesionet më prestigjioze dhe më me shumë vlerë, siç është mjekësia kërkon një inteligjencë të lartë, përkushtim si dhe motivim të vazhdueshëm, duke mos përmendur për durimin që duhet të posedoni për t’u përballuar me vitet e vështira që kërkon studimi mjekësor. Por çfarë është me të vërtet ajo e cila ju bën të dalluar në mesin e turmës? Ne folëm me disa mjekë për të mësuar më shumë rreth asaj që e karakterizon një mjek të suksesshëm, vazhdoni të lexoni për të mësuar më shumë se cilat jan cilësitë apo aftësitë që nuk duhet anashkaluar, të cilat mundësojnë që mjekët më të mirë të “lulëzojnë” në fushën e tyre.
1. Mjeku i mirë është komunikues të mirë
Të jesh dëgjues i mirë është thelbësore në këtë aspekt ngase mjekët shpesh nxitojnë të ndërpresin pacientët para kohe, përkundrazi ai duhet t’u japë pacientëve të tyre kohën e nevojshme për konsultime. Ai poashtu duhet t’u përgjigjet pyetjeve duke përdorur gjuhë të qartë, pa përdorur shumë terminologji mjekësore. Duhet të jetë i sinqertë, por gjithashtu t’u ofron shpresë pacientëve, edhe kur bëhet fjal për ndonjë situatë të vështirë, duke i motivuar që të ndjehen të fuqishëm për të përmirësuar shëndetin e tyre. Mbi të gjitha, komunikimi i mirë nuk është thjesht për të qenë miqësor me pacientët. Është gjithashtu një aftësi jetike për mjekët që të arrinë në mënyrë sa më të suksesshme të kuptojnë shqetësimet e pacientëve të tyre dhe të caktojnë diagnozën e duhur.
2. Të qenurit i mirëorganizuar dhe vigjilent
Fëmijët e shkollës që në moshë të re mësojnë rreth teknikave dhe mënyrave të ndryshme të organizimit në mënyrë që të jenë të suksesshëm në shkollë. Dhe jo më kot – nuk mund të kesh sukses në mjekësi pa poseduar një shkallë të lartë të organizimit dhe vigjilencë të vazhdueshme për detajet. Një mjek duhet të sigurojë që pacientët e tij të marrin të gjitha analizat e rekomanduara, t’u përgjigjet gjitha pyetjeve të tyre dhe që t’u mundësoj pacientëve të kenë një vizion të qartë rreth asaj që i përket çështjës së tij.
3. Të shprehurit kujdes të veçant ndaj pacientëve
Nuk ka rëndësi për pacientët sa është suksesi juaj mesatarja në Universitet, ku i keni kryer studimet, sa revista fituese të çmimeve keni botuar apo sa hulumtime shkencore keni udhëhequr. Pacientët duan të ndiejnë se janë në duar të sigurta të cilat shumë mirë e din se si ta bëjnë një pacient të ndjehet në qendër të kujdesit, që shqetësimet e tyre janë të vlefshme dhe se po dëgjohen dhe merren në konsideratë.
4. Të qenurit kureshtar
Kur paraqiten simptoma befasuese, një mjek i mirë duhet të lejojë që kurioziteti i tij i natyrshëm t’a udhëheq atë në një diagnozë të saktë, edhe nëse kjo nënkupton marrjen e resurseve të ndryshme jo të zakonshme mjeksore për një diagnozë, gjithmon duke qenë i motivuar që të fokusoj kohën për të ndjekur kureshtjen e tij dhe të zbulojë përgjigje saktë për hir të pacientit të tij, në vend që të nxitojë për një diagnozë shumë të shpejt. Shumë mjekë janë të etur për të bërë një diagnozë të shpejtë dhe të përfundojnë me të, por kjo mund të dërgon në diagnoza të gabuara dhe të pasakta.”
5. Të punuarit së bashku për permirësimin e shëndetit të pacientit
Ashtu si një mjek duhet të pasurohet me komunikim të mirë me pacientët e tyre, ata gjithashtu kanë nevojë për komunikim të mirë edhe me anëtarët tjerë të ekipit mjekësor për transmetimin e informacionit dhe të dhënave në të gjithë sistemin e kujdesit shëndetësor, qe të arrihet efikasiteti maksimal i punës së tyre. Mjekët e suksesshëm e kuptojnë që nuk janë lojtarët e vetëm në fushë, por që janë më shumë lojtarë, të gjithë së bashku nën fanellën e të njejtit ekipin mjekësor. Të qenurit në gjendje të punoni në mënyrë të harmonizuar me të tjerët është domosdoshme.
6. Një mjek i mirë do të jetë një “avokat” i mirë për pacientët e tij
Mjekët e mirë bëjnë gjithçka që duhet për të ndihmuar pacientët e tyre, për përmirësimin e tyre shëndetësor. Nëse kjo do të thotë të ndihmosh ata të lundrojnë nëpër tërë sistemin e kujdesit shëndetësor për të siguruar një takim urgjent me një specialist, ose duke marrë recetat që u duhen, ata duhet të jenë të gatshëm ta japin atë mbështetje për shkak se mjekët më të mirë janë të gatshëm të bëjnë më shumë kilometra për mirëqenien e pacientëve të tyre.
7. Edukatë e lartë me të gjithë
Ajo që e ndan një mjek të zakonshëm nga një mjek i shkëlqyeshëm është mënyra e sjelljës dhe edukatës së tij. Mjekët duhet të jenë të aftë, dëgjues të shkëlqyeshëm dhe empatikë ndaj shqetësimeve të pacientëve të tyre, të jenë profesionist, të sjellshëm dhe të dhembshur për të gjithë, përfshirë pacientët, familjet e tyre, kolegët dhe stafin dhe assesi nuk duhet të jenë të shkujdesur ose arrogantë. “Ata duhet të trajtojnë të tjerët ashtu siç dëshirojnë të jenë të trajtuar (po të ishin pacient)”. Një edukat e lartë profesionale është jashtëzakonishtë e rëndësishme për krijimin e një marrëdhënie të shëndoshë midis mjekut dhe pacientit.
Padyshim se paktikimi i këtyre rregullave në misionin tuaj si mjek do t’ju ndihmojë të vazhdoni rrugën drejt suksesit dhe lumturisë personale. “Ngase, njeriu ndjehet i lumtur atëherë kur mbjellë lumturi tek të tjerët“!
Përgatiti dhe përshtati:
WWWW.STUDENTET.MK