Rrjetet pa tel(wireless networks) janë rrjete kompjuterike që nuk janë të lidhura me kabllo të asnjë lloji.Baza e wireless sistemeve janë valët e radios, një zbatim që zhvillohet në nivelin fizik të strukturës së rrjetit.
Teknologjia wireless është përhapur shumë kohët e fundit dhe ju mund të lidheni pothuajse kudo: në shtëpi, në punë, në leximore, shkolla, aeroporte, hotele dhe madje edhe në shumë restorante. Përdorimi i një rrjeti pa tel mundëson ndërmarrjet që të shmangin procesin e kushtueshëm të futjes së kabllove në ndërtesa ose si një lidhje midis vendeve të ndryshme të pajisjeve.Rrjeti pa tel(wireless) njihet si WiFi ose 802.11 rrjetëzimi e cila është vendosur si standart nga IEEE( Institute of Electrical and Electronics Engineers) 802.11. Avantazhi kryesor i WiFi është se ajo është kompatibile pothuajse me çdo sistem operativ, pajisje për lojëra dhe printera të avancuara.
Ekzistojnë katër lloje kryesore të rrjeteve pa tela:
1-Wireless Local Area Network (LAN): Lidh dy ose më shumë pajisje duke përdorur një metodë të shpërndarjes pa tel, duke siguruar një lidhje përmes pikave të qasjes në internet më të gjerë.
2- Wireless Metropolitan Area Networks (MAN):Bën lidhjen e disa WLAN
3- Wireless Wide Area Network (WAN): Mbulon zona të mëdha si qytetet së bashku me qytetet fqinje.
4- Wireless Personal Area Network (PAN): Ndërlidh pajisjet në një hapësirë të shkurtër, përgjithësisht brenda/afër një personi.
-Përparësitë e rrjetit pa tel:
1-Lëvizja e lirë të pajisjeve në ambientin në të cilin e përfshinë WI-FI
2-Nuk ke nevoj për kabllo të cilat duhet vendosur nëpër mure si dhe kushtojnë më shumë
3-Shtimi i një pajisjeje për ta konektuar me internet
4-Shumë më i përshtashëm për biznese të vogla si lokale, kafene, restorante
-Mangësitë e WI-FI:
1-Mund të jetë e vështirë instalimi i Wi-fi-së për njerëz që nuk kanë njohuri për kompjuterët
2-Shpejtësia e transferimit të të dhënave është më e ngadalt se sa me kabllo
3-Pengohet nga muret, ndërtesat, drunjtë e shumë sende të tjera
4-Janë më pak të sigurta
Përmblodhi dhe përshtati
STUDENTET.MK