Elon Musk është një nga njerëzit më inteligjentë dhe të fuqishëm në botë. Ideatori që qëndron pas SpaceX, Tesla dhe Boring Company është një punëtor i palodhur. Ai punon gjithsej 85 orë në javë në të gjitha projektet dhe kompanitë e tij. Musk është vazhdimisht në kërkim të njohurive dhe mënyrave në të cilat ai mund të zbatojë njohuritë e tij, në disiplina të shumta.
Ai deklaroi se është e rëndësishme të shikosh njohuritë si një pemë semantike, domethënë që duhet të kuptosh parimet themelore, të cilat janë trungu dhe degët e mëdha, para se të hysh në gjethe apo detajet e disiplinës. Përndryshe, gjethet nuk do të kishin asgjë për t’u varur.
Deklarata e Musk bie në kundërshtim me shumë sugjerime tradicionale që për të qenë të suksesshëm, duhet të specializoheni në diçka për të cilën jeni i mirë. Musk ka provuar vazhdimisht se është e mundur, por edhe fitimprurëse është të kesh njohuri të përgjithshme. Gjatë historisë, Leonardo da Vinci, Thomas Edison dhe Nikola Tesla janë vetëm disa nga gjenitë që kanë pasur njohuri në shumë fusha të ndryshme.
Pema semantike e Musk
Koncepti i pemës semantike përfshin ndarjen e njohurive në parime themelore për të kuptuar më mirë. Musk ka krijuar një metodë leximi që mund të jetë një teknikë e dobishme për këdo që dëshiron të ketë njohuri në shumë fusha si ai.
– Përcaktoni lëndën. Gjeni mësime hyrëse ose tekste, për shembull, në tekste shkollore ose revista për t’u njohur me bazat e lëndës;
– Mbaj shënime. Përmbledhni faktet dhe idetë kryesore me fjalët tuaja për të kuptuar atë që lexoni. Lexoni shënimet derisa t’i kuptoni ato;
– Zgjero njohuritë. Pasi të keni kuptuar bazat, kërkoni burime mësimore shtesë, të tilla si burimet e përdorura në librat shkollorë;
– Provoni veten. Nëse informacioni që po mësoni është praktik, provojeni. Nëse është teorike, përpiquni ta shpjegoni me fjalë të thjeshta për një mik apo koleg.
Autor: Marcel Schwantes
Përktheu dhe përshtati
STUDENTET.MK