Emocionet, posaçërisht emocionet intensive veprojnë në objektivitetin e vërejtjes sonë dhe në tërë sjelljen. Të moshuarit, personat e pjekur e mbajnë nën kontroll jetën e vet emocionale dhe kështu kanë qasje objektive në punën me të sëmurët dhe në përgjithësi në jetë. Pra, është mirë të zbatohen disa parime të njohura, por të rëndësishme:

◆ Ballafaqimi me ndjenjat personale – pranoni se jeni të pikëlluar, të hidhëruar, të frikësuar. Në të kundërtën, gënjeheni, pakënaqësia dhe tendosja tek ju rritet, janë të mundshme erupsionet e hidhërimit apo tërbimit në vendin joadekuat dhe para njerëzve tjerë. Kur i analizojmë ndjenjat dhe shkaqet personale, tendosja tek ne zvogëlohet.

◆ Aktiviteti fizik – vepron pozitivisht në tërë shëndetin. Përmes aktivitetit fizik, njeriu zbrazet nga presioni i rritur emotiv që domosdoshëm del edhe nga profesioni. Zgjidhni aktivitet fizik që i përgjigjet personalitetit tënd, nëse nevojitet edhe konsultimi me mjekun tuaj. Disa njerëz thonë se për sport nuk kanë kohë. Në 24 orë secili mund të gjejë pak kohë për shëndetin personal, nëse mirë e organizon ditën dhe nëse sportin e ka shprehi.

◆ Përgatituni për përjetime jo të mira – përgatitja do t’ju ndihmojë më lehtë t’i tejkaloni. Nëse jeni të shqetësuar dhe të tendosur apo filloni me ndonjë aktivitet, çfarëdo lloj pune do ta zvogëlojë tendosjen. Largojuni situatave kritike të ndjeshme nëse kjo është e mundur, kuptohet, kjo nuk do të thotë largim nga detyrat e punës.

◆ Profesioni i punëtorit shëndetësor është profesion i vështirë në të cilën njeriu çdo ditë ballafaqohet me situata të rënda, çdo ditë ballafaqohet me pikëllim, sëmundje, vdekje dhe shpeshherë përjetimet e punës i bart edhe në shtëpi dhe nuk mund të lirohet prej tyre. Nga aspekti higjienik mental, profesioni i punëtorit shëndetësor e kërcënon shëndetin e njeriut që e kryen. Shumë hulumtime në dobi të këtij pohimi tregojnë se punëtorët shëndetësorë kanë shpesh reaksione psikoneurotike dhe neurotike krahasuar me punëtorët e profesioneve tjera. Nga ana tjetër, është interesante se krahasuar me pjesëtarët e profesioneve tjera nuk mbajnë mjaft llogari për shëndetin e tyre, anulojnë shkuarjen te mjeku, i shpërfillin simptomat që i ndiejnë, respektivisht pamjaftueshëm kujdesen për veten. Në kujdesin për shëndetin personal, punëtori shëndetësor duhet të mbajë strategji permanente, si për shembull: – mendoni mirë për mënyrën tuaj të jetesës dhe përpiquni t’i ndryshoni këto punë që ju paraqesin problem dhe ju irritojnë, kurse në vendin e punës përpiquni sa është e mundur.

Puna është e rëndësishme, nuk guxohet shumë të okupohet edhe në kohën e lirë. Gjeni kohë për veten dhe për të afërmit, kështu do t’u shërbeni edhe të sëmurëve. Mirë është në vendin e punës të keni ndokënd me të cilin kohë pas kohe mund të bisedoni për vështirësitë e juaja në jetë dhe në punë. Ata që kanë fat për jetë të mirë (partnerin, familjen) më lehtë i kalojnë situatat e stresit që i ka profesioni. Përpiquni të jetoni shëndetshëm, me filozofi të shëndoshë të jetës. Kujdesuni për personalitetin tuaj dhe përkryerjen profesionale, nuk pritni nga vetja se mund të bëni mrekulli dhe të gjithë të sëmurëve t’u jepni jetë dhe shëndet. Nëse jeni të pikëlluar, të nervozuar, të mbushur me presione negative emocionale, gjejeni një mënyrë përkatëse që të zbrazeni nga tendosja.

 

Përmblodhi dhe përshtati

STUDENTET.MK

About Author