Në faqet e këtij punimi do të keni rastin për t’u njoftuar me një temë mjaft të rëndësishme, e që i përket pjesës së gjuhësisë dhe dialektologjisë, respektivisht, kjo ka të bëjë me Sistemin e bashkëtingëlloreve të së folmes së Krushopekut.
Studimet e të folmeve tona kanë vlerë të madhe për njohjen e larmisë gjuhësore të shqipes, historisë së gjuhës dhe folësve të asaj gjuhe, marrëdhënieve të shqipes me gjuhët e tjera në kontakt si dhe për shqipen standarde në përgjithësi. Dialektet janë burime më autentike për studimin e të kaluarës dhe të tashmes së një gjuhe, ndërsa dialektologjia paraqet mjetin më të sigurt të gjuhësisë bashkëkohore.
Në dialektologjinë shqiptare janë arritur rezultate të lakmueshme. Janë përshkruar pothuajse të gjitha të folmet në Shqipëri e Kosovë, ndërsa nuk mungojnë edhe studimet për të folmet shqipe në Maqedoni, Mal të Zi, Preshevë e Bujanovcë, si dhe për të folmet e diasporës shqipe. Çdonjëra nga këto, duke marrë parasysh kohën kur është shkruar, ka vlerë të madhe.
Ndryshimet dialektore janë pasojë e veçimit, e mungesës së shkëmbimeve midis grupeve të ndryshme njerëzish. Popullsi të caktuara, kur veçohen njëra nga tjetra, pa marrëdhënie të mjaftueshme, pavarësisht se dikur mund të kenë pasur një gjuhë të përbashkët.
Gjuha është si qenie e gjallë që zhvillohet në drejtime të ndryshme, sipas mjedisit ku jeton, sipas përdoruesve dhe rrethanave natyrore. Me fjalë të tjera, diferencimi dialektor i shqipes është rrjedhojë historike e rrethanave politike, ekonomike dhe kulturore të cilat kanë mbizotëruar në trojet shqiptare që nga periudha antike e deri në ditët e sotme.
Këtu mund ta shkarkoni punimin e plotë.
Përmblodhi dhe përshtati:
STUDENTET.MK