FTOI
Ftoi është pemë e familjes së mollëve me trung të vogël  Cydonia oblonga, e familjes së trëndafilit. Më së shumti përdoret i zier dhe si reçel. Ftoi është i ftohtë dhe i thatë në shkallë të ndryshme, varësisht nga shija e tij. Por, ftoi është mjet i fuqishëm për tkurrje dhe është i mirë për barkqitje. Ftoi i ëmbël është më pak i ftohtë dhe është më i afërt me ftoin e lehtë, ndërsa ftoi i hidhur dhe i thartë është më tepër mbyllës, i thatë dhe i ftohtë. Të gjitha llojet e ftoit e shuajnë etjen, ndalin të vjellat, rritin nxjerrjen e urinës, ekuilibrojnë ndjenjat, shërbejnë për shërimin e furunkulave (të thatëve) në zorrë, mënjanojnë të ënjturit gjatë menstruacioneve, ndihmojnë laktacionin (rrjedhën e qumështit) dhe rrisin tajitjen e qumështit të gjirit, zvogëlojnë nauzenë (ndje-njën e të vjellave) dhe qetësojnë lëkurën dhe membranën(qelizore). Ngrënia e ftoit pas bukës zbut barkun, vepron si laksativ (pastrues i zorrëve), lehtëson vrerin dhe koncentrimin e vrerit të verdhë, dhe parapengon ngritjen e avullimeve. Ngrënia e ftoit para bukës vepron si konstriktor (lidhës, shtrëngues) i fuqishëm. Ftoi përshpejton gjithashtu kalimin e qullit të ushqimit të tretur dhe té sendimenteve të tjera nëpër zorrë, por ngrënia e tepërt e tij mund të shkaktojë dhembje në zorrë dhe të dëmtojë nervat. Ngrënia e ftoit të zier vepron si shtrëngues (lidhës) i lehtë dhe është më i këndshëm Për bark.

XHENXHEFIL
Për mijëra vjet, xhenxhefili është përdorur për trajtimin e sëmundjeve të panumërta për shkak të efekteve të tij të fuqishme terapeutike dhe parandaluese. Ai ka veti anti-inflamatore, analgjezike, antioksidante dhe anti-emetike. Ai ndihmon në uljen e inflamacionit, ënjtjes dhe dhimbjeve për shkak të aftësisë së tij për pengimin e sintezës prostaglandine dhe leukotriene. Ai i pengon receptorët e serotoninës dhe ka aftësinë për ta thyer dhe shpërbërë gazin e zorrëve (efekti karminativ) gjë që e bën atë një agjent të mirë antiemetik. Aktiviteti i tij antioksidant, aftësia për ta nxitur vdekjen e qelizave (Apoptoza) dhe shuarja e proteinave të caktuara i jep atij veti antikancerogjene.
Kompresat nga xhenxhefili relaksojnë muskujt, nxehtësia e kompresës nxit qarkullimin e gjakut, lehtëson dhimbjet në shpinë, reumatizmin, artritin dhe forcon imunitetin. Pikërisht për këtë arsye rekomandohet terapia me xhenxhefil si një nga tretmanët më efikas në muajt e ftohtë me çka do t’ia ktheni energjinë organizmit, nxehni trupin dhe forconi qëndrueshmërinë e tij.

Kanella
Kanella është një nga aromat dhe erëzat më të vjetra të njohura në botë, e cila njihej për ndihmën që jepte te burrat që kishin probleme me stomakun, vetëm nëse përzihej me sheqer. Kanella ndihmon në kontrollimin e nivelit të sheqerit në gjak, nivelet e larta të të cilit përbëjnë rrezik për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës. Sipas studimeve, u zbulua se nëse të sëmurët me diabet tipi-2 konsumojnë kanellë për 6 javë, jo vetëm ulin nivelin e sheqerit në gjak, por edhe LDL, kolesterolin e keq. Kanella përmirëson funksionin e trurit tuaj, ndihmon në rritjen e kujtesës, përqendrimit dhe vëmendjes, redukton rrezikun për t’u prekur nga sëmundja alzajmer. Të konsumoni pak kanellë ju ndihmon në luftën me nervozizmin dhe depresionin, parandalon dhimbjen e kokës. Sipas një studimi të kryer nga “Penn State” duke shtuar erëza si kanellë ose shafranin e Indisë zvogëloni efektet negative të ushqimit të yndyrshëm. Shtimi i kanellës apo shafranit të Indisë mund të jetë një zgjidhje e mirë për uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.

KAKAO
Kakaoja është e mbushur me vitamina dhe antioksidantë që e bëjnë atë pothuajse një super ushqim natyral ose multivitaminë. Përbërësit më të dobishëm që gjenden në kakao janë antioksidantët, mineralet esenciale si magnez, kalcium, hekur, zink, bakër, kalium dhe mangan, si dhe vitaminat A, B1, B2, B3, C, E. Konsumi i rregullt i kakaos përmirëson qarkullimin e gjakut, zvogëlon dhimbjen e kokës, është ushqim antiplakje, si dhe e zvogëlon kolesterolin e keq në gjak. Kakaoja gjithashtu ju ndihmon t’i largoni toksinat nga trupi. Ndërsa kur jeni në depresion apo me disponim të keq, atëherë konsumi i çokollatës me kakao do t’ju ndihmojë të ndiheni më mirë. Por gjithashtu duhet pasur kujdes gjatë ngrënies së kakaos, sepse kakaoja është shumë ushqyese dhe nëse hahet pa kontroll mund të shtoni në peshë. Konsumi i rregullt i kakaos përmirëson qarkullimin e gjakut, zvogëlon dhimbjen e kokës, është ushqim antiplakje si dhe e zvogëlon kolesterolin e keq në gjak.Kakao gjithashtu ju ndihmon t’i largoni toksinat nga trupi si dhe kur ju jeni në depresion apo me disponim të keq, atëherë konsumi i çokollatës me kakao do të ju ndihmoj të ndiheni më mirë.Por gjithashtu duhet pasur kujdes gjatë ngrënies së kakaos sepse kakao është shumë ushqyese dhe nëse hahet pa kontroll mund të ju shtoj në peshë.

ULLIRI
Studimet kanë vërtetuar se ulliri përmban përqindje të lartë të ujit rreth 30%, vaj nga 15-50%, lëndë proteinore rreth 5%, karbohidrate rreth 10%, kripëra minerale, më të rëndësishmet fosfor, hekur dhe kalcium. Gjithashtu në të gjenden vitamina A me sasi të mëdha, vitaminë B e pasur me lëndë minerale.
Vaji ka ngjyrë të verdhë që anon nga jeshilja me erë të këndshme ku për nga aspekti mjekësor konsiderohet i butë e i lehtë dhe i dobishëm për disa sëmundje të tëmthit, si dhe përdoret në prodhimin e disa lloje sapunësh e kremrash mjekësorë.
Ndërsa gjethet e ullirit përmbajnë lëndë kapëse, ndër më të rëndësishmet Tanine, përdoret si gargare, forcuese e kundër etheve. Thuhet se gjethet e ullirit po të zihen vlejnë në parandalimin e gargarinës, gjithashtu është provuar shkencërisht se gjethet e ullirit kanë të njëjtat veti pothuajse, duke patur parasysh se në përmbajtjen e tyre ka hidhësirë.

Përmblodhi dhe përshtati:

STUDENTET.MK

About Author

Admin_S