Debian është një sistem operativ kompjuterik Unix dhe një klasifikim i Linux që përbëhet plotësisht nga software të hapur që janë pronë publike për t’u përdorur dhe ndryshuar, pjesa më e madhe e së cilës është nën (GNU – General Public Licence) Licensën e Përgjithshme Publike. Tri degët kryesore që ofron janë: i Qëndrueshëm, Testim, dhe i Paqëndrueshëm (Stable, Testing, Unstable).
Debian Stable (i Qëndrueshëm) është më i përhapur për kompjuterat personalë dhe për serverat e rrjetit, dhe është përdorur si bazë për disa distributorë të Linux-it. Dy degët e tjera të Debian, Tesing (Testimi) dhe Unstable (I Paqëndueshmi) janë sisteme që zhvillohen dhe ndryshojnë dhe eventualisht shndërrohen në Stable (I Qëndrueshëm) pas zhvillimit dhe testimit (Unstable kalon në Testing, dhe Testing bëhet Stable).
Debian u shpall për herë të parë në 1993 nga Ian Murdock, dhe dalja e Stable-it të parë është në vitin 1996. Zhvillimi bëhet nëpërmjet internetit nga një skuadër vullnetarësh të cilët drejtohen nga një drejtues projekti dhe tri dokumenta themelore: Kontrata Sociale e Debian, Kushtetuta e Debian, Software-i Falas i Udhëzimeve të Debian. Klasifikime të tjera përditësohen vazhdimisht, dhe kandidati pasardhës lëshohet pas një kohe të caktuar ngrirjeje.
Si një nga pjesët më të hershme të Linux-it, u parashikua që Debian të zhvillohej në mënyrë të hapur nën kontekstin e një GNU Project (GNU – General Public Licence). Ky vizion tërhoqi vëmendjen dhe mbështetjen e Fondacionit të Software-ve të hapur, e cila sponsorizoi projektin për një vit, nga nëntor 1994 deri në nëntor 1995. Në fund të sponsorizimit, projekti Debian krijoi organizatën Software në Interesin e Publikut.
Përktheu dhe përmblodhi
STUDENTET.MK