Softveri paraqet bashkësinë e programeve, të cilët shërbejnë për kontroll dhe punë të
hardverit si dhe të programeve të cilët mundësojnë shfrytëzimin e sistemit informativ të
bazuar në kompjuterë. Hardveri mund të aktivizohet vetëm me anë të programeve, gjë që
tregon se është shumë me rëndësi përshtatja në mes të hardverit dhe softverit. Programet
përbëhen nga hapa (udhëzime) të detalizuara të cilat kompjuteri duhet t’i egzekutojë që ta
kryejë detyrën që ia jep shfrytëzuesi.
Termet hardver dhe softver rrjedhin nga gjuha angleze dhe zakonisht nuk përkthehen,
sepse përkthimi bukfal i tyre nuk ka domethënie reale në lëmin e informatikës.
Softveri mund të ndahet në tre grupe themelore:
• Softveri sistemor
• Softveri aplikativ (shfrytëzues)
• Softveri me programet testuese teknike.
Softveri sistemor përmban ato programe dhe të dhëna pa të cilat kompjuteri nuk do të
mund të aktivizohej fare dhe pa të cilët nuk kishte mundur ti kryej detyrat të cilat ia
parashtron shfrytëzuesi.
Softveri aplikativ përfshinë programet dhe të dhënat me anë të të cilave zgjidhen
problemet e caktuara të shfrytëzuesit. Ato mund të jenë programe
apo të dhëna: vetanake, standarde dhe modulare.
Programet apo të dhënat vetanake i përpilon shfrytëzuesi individual për nevoja të veta.
Gjatë përpilimit të tyre, merren parasyshë kërkesat e vetë shfrytëzuesit, prandaj shumë
vështirë përshtaten për nevoja të tjetërkujt.
Programet apo të dhënat standarde zhvillohen si gjeneralizim i programeve aplikative të
cilat i kanë përpiluar shfrytëzuesit e caktuar. Te këto programe zakonisht nuk ekziston
mundësia e ndërrimit të tyre dhe e përshtatjes me kërkesa të reja të shfrytëzuesit.
Programet apo të dhënat modulare bashkojnë përparësitë e programeve vetanake dhe të
atyre standarde. Këto janë programe të cilët përbëhen prej pjesëve të tyre-moduleve të
cilat shfrytëzuesi mund t’i bashkojë sipas nevojave të veta për të fituar programin e
dëshiruar.
Gjatë realizimit të programeve-preferohet që problemi fillestar për të cilin shkruhet
programi të ndahet në nënprobleme. Pas kësaj duhet që për secilin nënproblem të përpilohet nga
një program adekuat të cilin shpesh e quajmë nënprogram, e pastaj të shkruajmë programin
kryesor, i cili duke i bashkuar të gjitha këto nënprograme mundëson zgjidhjen e problemit të
dhënë.
Softveri për testime teknike përfshinë programet e dedikuara për testime të caktuara të vetë
sistemit kompjuterik.
Burimi:Libri Bazat e Informatikës