Strukturat e kontrollit në PHP janë të ngjashme me gjuhë të tjera të programimit si Java dhe C. Sintaksa e tyre ështe si më poshtë:

if (cond) {....}; opsional else {....} // degëzimi I kodit for(init; cond; inc) { .... } // cikli for while (cond) { .... } //cikli while do {...} while (cond) // cikli do while switch case // degezimi me disa drejtime Nëpërmjet shembujve të mëposhtëm do të ilustrojmë përdorimin e strukturave të mësipërme të kontrollit: 

Degëzimi i kodit nëpërmjet If .. else

Shembull i përdorimit të if (cond) {....}; else {....} 
<?php
$a=10;
$b=12;
if ($a > $b)
{
echo "a është më e madhe se b";
}
elseif ($a == $b)
{
echo "a është e barabartë me b";
}
else
{
echo "a është më e vogël se
b" }
// në fund afishon a është më e vogël se
b ?>

Cikli FOR

Sintaksa e përgjithshme e ciklit for është : for(shprehje inicializimi; shprehje llogjike; shprehje inkementimi) {
<bllok instruksionesh> }

Shembujt e mëposhtëm ilustrojnë përdorimin e funksionit for :

<?php
/* shembull 1, afishon 12345678910
/ for ($i = 1; $i <= 10; $i++) { echo $i; } / shembull 2 afishon 12345678910 , dilet nga cikli me break, mungon
shprehja llogjike
*/
for ($i = 1; ; $i++)
{
if ($i > 10)
{
break;
{
echo $i;
}

/* shembull 3, inicializimi është para ciklit, shprehja llogjike mungon, dilet nga cikli me break, shprehja e inkrementimit vendoset brenda ciklit

*/
$i =
1;
for (; ; )
{
if ($i > 10)
{
break;
}
echo $i;
$i++;
}
?>

PËRGADITI DHE PËRSHTATI:

STUDENTET.MK

About Author